Rezultatet momentale për president të Turqisë

    Sipas rezultateve paraprake, jozyrtare nga mediat turke, duket sikur asnjë kandidat presidencial nuk ka arritur ende pragun e 50% të kërkuar për të fituar zgjedhjet në raundin e parë.
    SHIKO KËTU REZULTATET!

    Ky supozim mund të nxirret së paku sipas asaj që është raportuar nga mediat turke, sipas të cilave, në rreth 94 për qind të votave të numëruara, Erdogan ka 49.56 për qind të votave, ndërsa Kılıçdaroglu 44.72 %.

    Një raund i dytë i mundshëm i votimit do të mbahet më 28 maj, por në këtë pikë ka ende miliona vota për t’u numëruar.

    Ato janë veçanërisht në qytetet më të mëdha, dhe nuk është ende e qartë nëse ndonjëri nga kandidatët do të jetë në gjendje të marrë më shumë se 52 % e votave që në raundin e parë.

    88.33% / DALJA E VOTUESVE
    52.9M+ / PJESËMARRJA

    Lajmi Paraprak

    Gara kokë më kokë ndërmjet Erdoganit dhe opozitës

    Lajmi i rradhës

    Papafingo argëtuese, unike dhe funksionale prej 50 metrash katrorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë