Riciklimi, mundësi e mirë përfitimi për pronarët e restoranteve në Dibër

    Në komunën e Dibrës disa vite me radhë shoqatat qytetare, ndërmarrja komunale “Standardi”, dhe pushteti vendor kanë bërë tentime të shumta që të fillojë riciklimi i mbeturinave. Problemi i deponive të egra dhe riciklimi janë trajtuar në shumë projekte, por deri vonë pa ndonjë sukses. Mund të themi që dështoi riciklimi i pajisjeve teknologji dhe riciklimi i plastikës, por për fat të mirë ka filluar riciklimi i qelqit. Është një aktivitet i cili është përshëndet nga mbarë dibranët dhe ky riciklim ka filluar me shumë sukses. Kompania “Pakomak”, aktualisht ka pika për grumbullimin e qelqit në komunën e Dibrës dhe në komunën Mavrovë-Rostushë.

    Në ndërmarrjen komunale “Standardi” në Dibër, informuan se bashkëpunimi me kompaninë “Pakomak”, ka dhënë rezultate për riciklimin e qelqit në Dibër. Drejtori Burim Kaba thotë se ky është një moment shumë domethënës dhe efektiv. “Riciklimi i qelqit ka një domethënie të madhe për komunën e Dibrës. Ne si ndërmarrje komunale jemi si partner me kompaninë Pakomak dhe shpresojmë se ky bashkëpunim të vazhdojë. Qëllimi kryesor është fillimi i riciklimeve në Dibër dhe rajon”, thotë drejtori i ndërmarrjes komunale Burim Kaba.

    Biseduam edhe me koordinatorin e grumbullimit të qelqit në Dibër, Florim Bastriaga. Ai thotë se me sukses ka filluar riciklimi i qelqit dhe kompania “Pakomak”, në të cilën ka dy pika riciklimi në komunat Dibër dhe Mavrovë-Rostushë.

    “Kemi kontrata me restorantet e Dibrës si dhe me disa kompani të tjera të cilët ambalazhin e qelqit e grumbullojnë në kontejner special. Jemi të kënaqur nga bashkëpunimi meqë qelqi vendoset në kohë në këto kontejnerë, dhe ne më pas bëjmë transportin e këtij riciklimi në pikat e tjera që ka “Pakomak”.

    “Nga riciklimi përfitojmë pronarët e restoranteve dhe objekteve të tjera shërbyese dhe normalisht edhe kompania e jonë. Si koordinator i këtij aktiviteti besoj se do të rriten sasitë të grumbullimit të qelqit shumë shpejtë, meqë kompania ka bisedime me pushtetin vendor në Dibër”, thotë koordinatori Florim Bastriaga. Sipas tij riciklimi i qelqit dukshëm ka ulur mbeturinat në qytet por edhe më gjerë. Aktualisht ka një pikë grumbullimi që funksionon në lokacionin në afërsi të ndërmarrjes komunale “Standardi”.

    Ai për gazetën KOHA sqaron se nëse arrihet marrëveshje dhe lidhet kontratë me komunën e Dibrës, atëherë kontejnerë special për riciklimin e qelqit do të vendosen edhe në disa pika të qytetit të cilët do t’i përcaktoj komuna.

    Në kompaninë “Pakomak” thonë se janë optimist se do të ketë një marrëveshje përfundimtare dhe kontratë me komunën e Dibrës ashtu siç kanë edhe me disa komuna të tjera në vendin tonë. Duke marrë parasysh se tanimë ka filluar riciklimi i qelqit, autoritetet në Dibër vlerësojnë se do të filloj riciklimi i letrës, pajisjeve teknologjike, plastikës, etj.

    Në Dibër faktikisht dështoi meqë zgjati shumë pak grumbullimi i pajisjeve teknologjike edhe pse projekti ishte shumë domethënës. Por, në ndërmarrjen komunale theksojnë se ka gjasa që ky projekt të ringjallet. Në bisedën që patëm me disa shoqata qytetare që veprojnë në Dibër e që kanë përcaktim kryesor mjedisin jetësor, thonë se përsëri gjatë këtij viti do të tentojnë të ringjallin projektet për riciklimin e letrës, plastikës, etj. Deri tani ka patur tentime me projekte të ndryshme të fillojë riciklimi i mbeturinave. Sukseset kanë qenë minimale por riciklimi i qelqit tregon se mund të bëhet diçka në shumë rreth riciklimit edhe të mbeturinave të tjera.

    Lajmi Paraprak

    Të jetosh si fëmijë i braktisur në RMV!

    Lajmi i rradhës

    Kupchan: Sulmi në Kosovë nuk ishte spontan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë