RMV, rritet kompensimi për privatizimin e tokës ndërtimore për 30 herë

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se seancën e djeshme të 34-të e ka miratuar Dekretin për ndryshimin e Dekretit për vlerën e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore që privatizohet, e cila rritet për 30 herë. Me dekret rregullohet edhe mënyra dhe procedura për pagesën e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore.

    “Me Dekretin për ndryshimin e Dekretit për vlerën e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore që po privatizohet, mënyra dhe procedura për pagesë të kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore, pasqyra e së cilës për vlerën e kompensimit për privatizim të tokës ndërtimore zëvendësohet me Propozim të ri”, informojnë nga Qeveria

    Është parashikuar vlerë më e lartë e kompensimit (30 herë më e lartë se sa ishte planifikuar) për privatizimin e tokës ndërtimore shtetërore me qëllim të: banimit kolektiv të paraparë me aktet e planifikimit hapësinor që nuk janë realizuar, komercial, afarist, komercial, prodhues dhe objekte të destinuara për sport dhe rekreacion.

    “Ndryshimi i propozuar është bërë për shkak të rritjes së vlerës së tregut të tokës ndërtimore në raport me vlerën e tokës ndërtimore në vitin 2005, kur hyri në fuqi Ligji për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore”, thonë nga Qeveria.

    Lajmi Paraprak

    Lionel Messi nënshkruan marrëveshje me kompaninë që synon ta revolucionarizojë botën e futbollit

    Lajmi i rradhës

    “Gjatë vitit 2021 – 2022, janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë