Hodai: Rinia keqpërdoret vetëm në fushatë

    Aktivisti Blendi Hodai, thekson se rinia keqpërdoret vetëm gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas anashkalohet. “Sot është dita e ardhmërisë së vendit, pra të rinjve. Gjendja jonë si të rinj nuk është ashtu siç do të dëshironim. Shumica prej nesh, çdo ditë e më shumë po diskutojmë që të studiojmë e punojmë jashtë vendit shkak i gjendjes socio-ekonomike dhe politike”, shprehet Hodai.

     Shteti, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal, nuk ka ofruar mundësi që rinia të qëndrojë në vend, por gjithnjë të mendojë për t`u larguar jashtë. Mungesa e vendeve të punës, mungesa e kyçjes në vendimmarrje, mos përfillja e kërkesave të tyre, ka sjellë një situatë që gjithnjë rinia të mos ketë perspektivë që të vazhdojë të jep kontributin e saj në vendin e tyre, por të merr rrugën për një jetë larg vendlindjes. Kështu, mendojnë pjesa dërmuese e përfaqësuesve nëpër shoqata joqeveritare dhe sektorin civil në Tetovë. Aktivisti Blendi Hodai, thekson se rinia keqpërdoret vetëm gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas anashkalohet. “Sot është dita e ardhmërisë së vendit, pra të rinjve. Gjendja jonë si të rinj nuk është ashtu siç do të dëshironim. Shumica prej nesh, çdo ditë e më shumë po diskutojmë që të studijojmë e punojmë jashtë vendit shkak i gjendjes socio-ekonomike dhe politike. Sistem arsimor jo cilësor, korrupsion e nepotizëm dhe jetë jo cilësore janë disa prej arsyeve pse të rinjtë dëshirojnë te ikin. Ironike është sot, që politikanet po thurrin lavde dhe urojnë ditën e të rinjve ndërsa të rinjtë i përdorin vetëm për fushatë zgjedhore, për ngjitjen e posterave. Lëreni fjalët e filloni të kyçni të rinjtë ne vendimmarrje”, tha Blendi Hodai, aktivist.

    Rinia gjithnjë largohet, sepse vendi nuk ka ofruar mundësi dhe kushte që kontributin e tyre këta të rinj ta japin këtu. Kështu mendon Nisa Shaqiri nga shoqata Multikultura.“Në këto ditë shumë të rinj e braktisin vendin, nuk ka vende të punës, nuk ka kushte, prandaj edhe e braktisin vendin tonë. Mendoj se shteti ynë më shumë duhet që të investojë tek rinia, të ju ofrojë më shumë mundësi, më shumë vende pune, më shumë projekte dhe çdo aktivitet ta bëjnë në vendin e vet sepse fundja e fundit, guri peshon në vendin e vet”, thotë Nisa Shaqiri, aktiviste në Multikultura. Edhe ata që janë të kyçur nëpër shoqata dhe asociacione të ndryshme vlerësojnë se rinia duhet më shumë të jetë e angazhuar në sektorin joqeveritar që të hap rrugën për në të ardhmen që të jetë e përgatitur për sfidat në jetë.”Rinia duhet të jetë më shumë e angazhuar nëpër organizata të ndryshme që të jetë e përgatitur për sfidat gjatë jetës. Poashtu, duhet që edhe shteti të bëjë më shumë që të ndërtojë një perspektivë më të mirë për rininë në vendin tonë”, thotë Kosovare Krasniqi, nga klubi Rotarakt.

    Sipas të dhënave të fundit në tremujorin e parë të vitit 2021, numri i përgjithshëm i të rinjve nga mosha 15 deri në moshën 29 vjeçare është 54263, me çka shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 28.8 për qind. Ndryshe, sot është dita ndërkombëtare të rinjve. Në këtë ditë nevojat e të rinjve duhet të theksohen më zëshëm para institucioneve që të marrin vendin e merituar në listën e prioriteve. Ndryshe, në këtë ditë ndërkombëtare të rinisë, nuk është mbajtur asnjë aktivitet publik në Tetovë për të shënuar këtë ditë. Sipas koalicionit “Sega”, fakt është se të rinjtë nga 15 deri në 29 vjeçare, përballen me probleme të shumta për hyrje në tregun e punës siç janë, mos marrja e diturive dhe shkathtësive në procesin formal të arsimit me nevojat reale të tregut të punës, kohëzgjatja e periudhës nga përfundimi i shkollës për punësim, që mesatarisht zgjat deri në dy vjet dhe mos pasja e numrit të mjaftueshëm të vendeve të punës./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    RMV, këtë vit më pak mjaltë

    Lajmi i rradhës

    Nga “miniShengen” në “Open Balkan”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë