Rita Ora shoqërohet me tenistin serb Novak Gjokoviq (Video)

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është parë duke u shoqëruar me tenistin serb, Novak Gjokoviq.

    Të dy janë parë duke biseduar në ulëset e publikut në finalen e kupës botërore të ragbit, e cila po mbahet në kryeqytetin francez, në Paris.

    Gjokoviq në maj të këtij viti kishte shkruar frazën “Kosova është zemra e Serbisë” në ekranin e një kamere, pas një fitoreje të tij në turneun e madh të tenisit “French Open”.

    Ai kishte përdorur nënshkrimin e zakonshëm të kamerës pas ndeshjes për të shkruar mesazhin: “Kosova është [simboli i zemrës] Serbi. Ndaloni dhunën”.

    Këtë koment, tenisti serb e kishte bërë gjatë kohës që në veri të vendit qytetarët serbë të Kosovës po protestonin vendosjen e kryetarëve shqiptarë të katër komunave veriore me shumicë serbe. Protestat e tyre kanë qenë të dhunshme. Protestuesit kishin sulmuar dhjetëra gazetarë e kishin lënduar shumë ushtarë të KFOR-it.

    Ndërkaq Rita Ora, në gusht kishte kënduar duke mbajtur flamurin serb në shpinë, gjatë një koncerti në Hungari. Ajo ishte arsyetuar që flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe se nuk e ka ditur se cilit shtet I përket.

    Ish-presidentja Atifete Jahjaga e kishte dekoruar yllin botëror të muzikës me titullin Ambasadore e Nderit e Kosovës.

    Ora ka folur me krenari për prejardhjen e saj shqiptare shumë herë. Në njërën prej klipeve të saj, ajo ishte shfaqur me veshje kombëtare shqiptare. /Kallxo/

    Lajmi Paraprak

    RMV, të mësuarit për bimë dhe insekte nëpërmjet mësimit në natyrë 

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: Të gatshëm të përmbushim gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë