RMV, 35 mijë qytetarë do të marrin vauçerë në vlerë prej 1 mijë denarëve

    Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Paketën e 26 masave të miratuara të qeverisë, përfshihet edhe masa ku 35 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara sociale do të marrin subvencione.

    “Në këtë drejtim 35.000 qytetarë nga kategoritë sociale do të marrin subvencione, përkatësisht vauçerë në vlerë prej 1.000 denarëve për tre muaj, ndërsa vauçerët do të shërbejnë për blerjen e prodhimeve ushqimore”, thuhet në njoftimin e MPPS-së

    Nga MPPS sqarojnë se Paketa e qeverisë me 26 masa kap vlerën prej 400 milionë eurove dhe ka të bëjë me mbrojtjen estandardit të qytetarëve dhe stabilitet në ekonomi.

    Kujtojmë se qeveria ditë më parë miratoi 26 masa dhe vendime për të ndihmuar ekonominë në krizën që vjen nga pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës.

    Lajmi Paraprak

    Sa sakrifikojnë deputetët e RMV-së që mos të rëndohet buxheti duke shpenzuar naftë?

    Lajmi i rradhës

    MMPT: Ndërtimet pa leje në Tetovë nuk kanë të ndalur – kjo për shkak të paaftësisë së Inspektoratit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë