RMV dhe Kosova: BE na kërkon të mos ndjekim modelin e Shqipërisë për reformën në drejtësi

    Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë konfirmuar në një konferencë të zhvilluar në Tiranë se Komisioni Europian u ka kërkuar që të mos ndjekin shembullin e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

    Në fillim të konferencës ‘Tirana Connectivity Forum’ të zhvilluar në Tiranë sot, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja propozoi që nisma e Ballkanit të Hapur të shtrihet edhe në drejtësi.LEXO EDHE:Basha i ‘turret’ foltores, ndërhyn garda/ Rama shijon skenat ‘opozitare’

    Ai tha se Shqipëria do të propozojë zyrtarisht nismën Bashkëpunimi në Drejtësi i ‘Open Balkan’.

    Por ministri maqedonas i Drejtësisë, Bojan Marickij e ka kundërshtuar menjëherë. “Komisioni Europian ia ka ndaluar në mënyrë eksplicite Maqedonisë të adoptojë reformën në drejtësi si modeli shqiptar,” tha ai.

    Edhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu pohoi të njëjtën gjë. “Komisioni Europian jo vetëm nuk na ka kërkuar, por ka këmbëngulur që të mos merret si shembull modeli shqiptar për shkak të pasojave jo të mira që ka sjellë,” tha ajo./Syrinet/

    Lajmi Paraprak

    RMV do të hapë konsullatë në Cyrih të Zvicrës

    Lajmi i rradhës

    Manchester United ka gati kontratën e re, Pogba përballë zgjedhjes së vështirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë