RMV, fermerëve për grurin u ofrohet çmim me humbje

    Fermerët në tërë rajonin kanë problem me çmimin e ulët grumbullues të grurit. Në Kroaci ato kërcënojnë edhe me kalbjen dhe jo korrjen e grurit, përderisa në Serbi çmimi grumbullues është i ulët me 18 denarë për kilogram grurë, ndërsa tek ne ofrohet 11 denarë për kilogram.

    NEGOCIATAT RRJEDHIN

    Në Maqedoni, çmimi prej 11 denarë që përflitet se ju ofrohet fermerëve për blerjen e grurit, për ta është i papranueshëm dhe sjell humbje. Andaj ata kërkojnë që nëse mbetet ky çmim, që shteti të mbulojë dallimin midis çmimit grumbullues dhe atij prodhues. Fermerët kërkojnë që me ndihmën shtetërore të mbulohet dallimi deri në 18 denarë.

    “Aktualisht jemi në negociata me Ministrinë e Bujqësisë nga njëra anë dhe me industrinë e mullisëve nga ana tjetër për të arritur një çmim real të grurit. Duhet të pranojmë se gruri ka një çmim në bursë. Por përkundër kësaj, ne si fermerë në asnjë rast nuk do të lejojmë që të mashtrohemi nga shteti, të prodhojmë dhe më pas të kemi humbje. Ne do të negociojmë derisa shteti të na premtojë diferencën nga çmimi me të cilin do të shitet, në çmimin që mbulon kostot tona. Ende nuk e dimë çmimin e grurit, por me këtë çmim që ofrojnë mullisët prej 11 denarë, në asnjë rast nuk i mbulojmë shpenzimet”, thotë Pero Stojkovski nga Shoqata e Fermerëve të Maqedonisë.

    Nga afër 70 mijë hektarë të mbjella me grurë që janë rritur me 13 për qind në raport me një vit më parë, tani rreth 260 mijë ton grurë. Mirëpo të reshurat e shiut mund të ulin rendimentet me 10 deri në 20 për qind. Njëherësh shoqata e fermerëve kërkojnë që blerja e grurit për rezervat e shtetit të mos bëhet vetëm nga një kompani, por të ndahet në pesë pika grumbulluese në të gjitha rajonet prodhuese që të mundet të gjitha rajonet të ndihmohen me aq sa mundet për të arritur prodhimtari fitimprurëse. Fermerët kanë paralajmëruar edhe protesta në rast se nuk arrihet marrëveshje për kërkesat e tyre.

    Përfaqësuesit e tjerë të fermerëve kërkojnë çmimi shitblerës blerjes prej 20 denarë për kilogram grurë dhe çmimin e obligueshëm të blerjes për të gjitha prodhimet bujqësore. Këto janë kërkesat që Rrjeti i Fermerëve Individualë do t’i paraqesë këto ditë Ministrisë së Bujqësisë. Ata japin një afat prej shtatë ditësh për përgjigje, në të kundërt shpallin protesta.

    “Çmimi i prodhimit, çmimi mbrojtës dhe i justifikuar ekonomikisht. Nëse nuk i plotësojnë këto kërkesa, ne do të hyjmë në grevë të përgjithshme. Ne do t’u japim atyre shtatë ditë. Kësaj radhe nuk do të shkojmë në Shkup, le të vijnë këtu dhe të merren vesh”, thotë Zdravko Arsov nga Rrjeti Nacional i Fermerëve Individual.

    Ministria e Bujqësisë pas disa konsultimeve me nënsektorin e drithërave, përgatiti masa të reja për të mbështetur fermerët për grurin dhe elbin, në kohën e fillimit të korrjes. Një masë e re mbështetëse e grurit po krijohet përmes Programit të Ndërhyrjes. Propozohet 3 denarë shtesë për kilogram grurë të shitur për blerësit e regjistruar në periudhën deri më 31 gusht 2023. Po zgjatet edhe afati për dorëzimin e prodhimit të grurit dhe elbit në magazinat, i cili në vend të 1 gushtit do të fillojë nga 15 qershori dhe do të zgjasë deri më 1 shtator 2023, për të përfshirë ata fermerë që kanë tashmë kanë dorëzuar prodhimin e tyre deri më tani. Kjo do të thotë se të gjithë fermerët që do të dorëzojnë prodhimin në magazinë nga 1 shtatori do të mund të marrin mbështetje financiare për të gjithë periudhën, ndërsa sasitë janë në magazina, pra deri në fund të vitit. Probleme me prodhimtarinë e grurit dhe çmimet grumbulluese po shfaqen edhe në shtetet e rajonit.

    NDIHMË NGA SHTETI

    Bujqit kroat thonë se në rrjedhë e sipër është korrja si asnjëherë deri më tani e vështirë e grurit. Ato nga arat po dërgojnë një paralajmërim dramatik për cilësinë e dobët të të korrave, andaj edhe çmimi i blerjes mund të bjerë. Gjithashtu po luftojnë gjithashtu me konkurrencën nga Ukraina. Ata kujtojnë se kostot janë rritur me 100 për qind, ndërsa rendimentet e këtij viti janë deri në 50 për qind më të ulëta. Në çdo hektar, thonë ata, humbin rreth 600 euro, për këtë arsye kërkojnë ndihmë urgjente nga shteti. Me fjalë tjera, investimet e fermerëve kroat kanë arritur edhe deri 1800 euro për hektar, përderisa këto holla vështirë se do të mund t’i kthejnë dhe mund t’i çojnë në falimentim të plotë. Kryetari i Komitetit Bujqësor të Komitetit Kroat Bujqësor (HPK) Petar Pranjiq, theksoi në protestë se prodhimtaria e grurit por edhe cilësia është i dobët për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

    “Jemi duke menduar seriozisht që të ndalojmë në mënyrë demonstrative, me korrjen për shkak se kur të llogarisni, do të marrim 700 deri 750 euro për hektar. Bile llogarisin që të mos ketë korrje, por ta lënë të kalbet grurin, ndërsa çmimin blerës për 160 euro për një ton grurë e cilësojnë dëshpërues. Me këto çmime nuk mund të mendohet as për pagesën e borxheve dhe as për mbjelljet e ardhshme”, thotë ai.

    Edhe në Serbi fermerët nuk janë fort të kënaqur me çmimet grumbulluese të grurit. Gruri i sivjetshëm në Serbi, sipas pritshmërive të mëhershme nuk do t’i kalojë 20 denarë, pa TVSH, dhe blerësit kanë bërë të ditur kushtet sipas të cilave do të blejnë grurin e ri, kurse çmimet variojnë nga 9 deri 18 denarë të Maqedonisë në varësi nga cilësia.

    Në ndërkohë, Drejtoria Republikane për Rezerva Mallrave mund të ofrojë 40 dinarë apo 20 denarë për kilogram grurë, që është 1.5 denarë më shumë se çmimi maksimal që ofrohet në bursë për drithëra të rendit të ri. Shteti pritet të blejë 130 mijë ton me këtë çmim dhe atë nga prodhues individual, në vend të 400 mijë tonë të kërkuar nga fermerët. Drejtoresha e Shoqatës Serbe të Drithërave, Sunçica Savoviq, thotë se Serbia hyri në korrjen e re me një ofertë maksimale prej 700 mijë tonë drithë, e cila nëse tregu nuk lehtësohet me një blerje më të madhe shtetërore, do të çojë në rënie të kërkesës dhe blerjes. Fermerëve serb për kulturën e re të drithit, deri më tani u është ofruar çmim prej 15 deri 17 denarë, ndërsa çmimi përfundimtar maksimal është 18 denarë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Mexhiti në “luftë” me pacientët me fibrozë cistike

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV presin me muaj për një kontroll te mjeku specialist

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë