RMV-ja dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për lehtësim të tregtisë së lirë

    Sot në Pragë, në prani të kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryeministrit të Ukrainës, Denis Shmyhal, u rishikuan Marrëveshjet ekzistuese të Tregtisë së Lirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, me qëllim të lehtësimit të tregtisë së lirë dhe sigurimin e ushqimit midis dy vendeve.

    Vendimet janë nënshkruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zv. ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Ukrainës, Taras Kaçka.

    Në takimin ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski edhe një herë konfirmoi qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë dhe të qartë për vendin dhe popullin ukrainas, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

    Kryeministri Denis Shmahil falënderoi delegacionin Maqedonisë së Veriut mbështetjen e madhe që vendi i jep Ukrainës.

    Lajmi Paraprak

    Javën e ardhshme do të publikohen masat e reja për qytetarët dhe kompanitë

    Lajmi i rradhës

    Zaporizhja shpallet “pronë federale” e Rusisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë