RMV-ja do të vendosë vepër penale “ekocid” me burg të përjetshëm për ndotje të mjedisit jetësor

    *Fotografia është ilustruese

    Maqedonia e Veriut për herë të parë do të vendosë vepër penale “ekocid”, ndërsa autori i akuzuar për këtë vepër do të përballet me dënim me burg prej 10 deri në burg të përjetshëm, shkruan SDK.

    “Ai i cili në kundërshtim me rregulloret, me qëllim që të shkaktojë dëmtim të mjedisit jetësor, do të ndërmerr veprime apo nuk do të kryejë veprime për çka do të shkakohet dëmtim serioz apo dëmtim i përhapur apo afatgjatë i mjedisit jetësor, do të dënohet me dënim me burg prej më së paku 10 vite apo me burg të përjetshëm”, qëndron në Kodin Penal.

    Kapitulli 25 nga Kodi Penal i propozuar – Vepra penale kundër mjedisit jetësor dhe natyrës janë të mbushura me dënime serioze me burg për ndotësit, ndërsa vërtetimi i ndotjes së ajrit, ujit, tokës, natyrës, thjeshtëzohet me ndryshimet e reja.

    “Deri më tani problem për inspektorët e mjedisit jetësor, ndërsa më tej edhe të organeve të ndjekjes, ishte që të dëshmohet saktë sa është ndotja. Tani gjatë zbulimit dhe dënimit do të jetë e mjaftueshme të vërtetohet “ndotja më shumë se e lejuara”, me çka procedura lehtësohet”, thonë për SDK, nga Ministria e Drejtësisë, propozues i Kodit të ri Penal.

    Ai që me këto vepra do të shkaktojë rrezik serioz për jetën apo shëndetin e njerëzve apo shkatërrim të bimëve apo botës së kafshëve në masa më të madhe, apo të llojeve të rralla të bimëve apo kafshëve, do të dënohet me burg prej tre deri në dhjetë vite.

    “Personi zyrtar apo përgjegjës në kompani, fabrikë, i cili me mospërmbajtjen e rregulloreve për mbrojtjen e mjedisit jetësor nuk do të vendorë pajisjes për pastrimin apo do të lejojë ndërtim, vënien në punë apo përdorimin e një objekti që ndot mjedisin jetësor apo në mënyrë tjetër nuk do të ndërmerr masa për parandalimin apo pamundësimin e ndotkes së ajrit, tokës, ujit apo për parandalim të zhurmës, që e tejkalojnë dyfish kufirin e lejuar, do të dënohet me burg nga një deri në pesë vite”, parashihet në Kodin e ri Penal.

    Nuk janë të vogla dënimet as për ato që ndikojnë në çfarë do lloj mënyre për shkatërrim të shtresës së ozonit.

    “Ai që në kundërshtim me ligjet, prodhon, importon, eksporton, plason në treg apo përdorë substanca të palejuara që varfërojnë shtresën e ozonit, do të dënohet me dënim në të holla apo e burg prej tre muaj deri në 5 vite”, thuhet në propozimin e Ministrisë së Drejtësisë.

    Vitin e kaluar deri në dhjetor, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, planifikoi gjithsej 859 mbikëqyrje inspektuese, prej të cilave 725 të rregullta, 12 të jashtëzakonshme dhe 122 kontrolle inspektuese. Ka realizuar më shumë, 1,171 mbikëqyrje inspektuese, prej të cilave 219 të jashtëzakonshme. Janë vërtetuar 233 parregullësi/shkelje të ligjeve, për çka sipas raportit, janë dorëzuar nëntë urdhërpagesa për subjekte juridike, dy urdhërpagesa për persona përgjegjës në subjekte juridike, një urdhërpagesë për person fizikë, ndërsa janë inicuar pesë procedura për zgjidhje.

    Ndërkohë, nga janari deri në qershor të këtij viti, nga 865 kontrolle, inspektorati ka vërtetuar më pak, vetëm 167 ndotje të ajrit, tokës, ujit, ushqimit për bagëti etj. Ka ngritur vetëm një procedurë penale për djegie të kallamishteve në Strugë, kundër një autori të panjohur.

    Lajmi Paraprak

    Burimi i seksualizimit të shoqërisë dhe politizimi i tij

    Lajmi i rradhës

    Filmi shqip “Në kërkim të Venerës” sonte kërkon publikun në TIFF ODA të Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë