Kërzhallovski: Tensionet ndër etnike do të rishfaqen

    Tensionet ndër etnik do të rishfaqen si shqetësim në Maqedoninë e Veriut, sepse partitë politike kanë interes vetëm veten dhe ashtu marrin më shumë vota. Këto konstatime i dha Aleksandar Kërzhallovski, Drejtor i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunime Ndërkombëtare, në intervistën për Programin 200, në Alsat, përcjell Nistori.

    Z. Kërzhallovski tha se me vite çështjet ndëretnike nuk ishin shqetësim kryesor, por zhvillimet e fundit paralajmërojnë se ato mund të rishfaqen.

    Ai gjithashtu tha Maqedonia e Veriut sipas raportit të progesit te BE-së, ka ngecur në vend dhe se problemet si korrupsioni, gjyqësori dhe mungesa e zhvillimit bëjnë që vendi t’u rikthehet çështjeve që duhet të jenë të tejkaluara.

    Lajmi Paraprak

    “DITË TË ZEZA E PRESIN QEVERINË”

    Lajmi i rradhës

    Shtëpia e Kongresit në Manastir / Objekti mund të shndërrohet në shitore arkivolesh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë