RMV, kafeteritë e kazinotë përplot me të rinj!

    Viteve të fundit kriza ekonomike e cila është thelluar ka shkaktuar probleme, por edhe trauma në shumë familje dibrane. Rritja drastike e çmimeve dhe rrogat e ulëta, faktikisht kanë bërë një disbalans të madh kur është në pyetje standardi i popullatës. Edhe pse kryefamiljarët ballafaqohen me probleme të shumta në aspektin material, një pjesë e të rinjve nuk çajnë kokën për problemet ekonomike dhe gjejnë mënyra që për çdo ditë të jenë prezent në kafenetë por edhe në kazino.

    Kjo dukuri e cila është prezente pothuajse për çdo ditë në Dibër, ashpër kritikohet nga pjesa më e madhe e qytetarëve. Por, një pjesë e të rinjve vazhdojnë të mos prishin rehatinë e përditshëm të rekreimit duke vizituar kafeteritë e shumta në Dibër por edhe objektet e lojërave të fatit të cilët në numër janë të shumtë. Vet fakti që sipas numrit të banorëve edhe kafeteritë por edhe objektet e lojërave të fatit janë në numër shumë të madh, tregon qartë se pronarët e këtyre objekteve punojnë me një interes të madh.

    Kriza ekonomike, pandemia dhe papunësia viteve të fundit u shkaktuan probleme të shumta shumë familjarëve. Në komunën e Dibrës mbi 700 familje shfrytëzojnë ndihmë sociale. Kjo flet se afër 3 mijë e 500 banor të Dibrës mbijetojnë me ndihmë sociale. Edhe ata që punojnë nuk kanë rroga të larta prandaj edhe dukuria e kafeneve dhe kazinove përplot me të rinj, është një shqetësim shumë i madh.

    Qytetarët thonë se kjo dukuri është shumë negative. Muamer. V. është një intelektual dibran i cili thotë se nëpër kafeteritë e Dibrës pothuajse çdo ditë ka të rinj të cilët janë anëtar të familjeve me probleme sociale. Kështu është situata edhe me vizitorët e objekteve të lojërave të fatit.

    “Prandaj popullata me të drejt pyet se nga ku këta të rinj marrin para për tu endur nëpër kafeteritë dhe kazino. Ky është një moment shumë shqetësues i cili ka mundësi të rrit edhe problemin me delikuencë. Sigurisht ka edhe të tillë të cilët janë të rinj korrekt, por që keqpërdorin mjetet të pakta të prindërve”, thotë Muameri. Merita.S një dibrane e zellshme. tha se bie në sy kjo dukuri.  

    “Aman bre, këto kafenetë tona për çdo ditë janë përplot me të rinj. Prandaj si femër dhe nënë pyes sa para harxhojnë këta të rinj brenda një muaji”, thotë ajo.

    Ka të tillë të cilët duke analizuar këtë dukuri e cila është masive në një qytet me probleme sociale, thonë se një përkrahje materiale këta të rinj marrin edhe nga të afërmit e tyre të cilët janë në migrim qoftë në shtete të Evropës por edhe në Amerikë. Nëse është kështu, atëherë është qartë se keqpërdoren mjetet nga të afërmit e tyre të cilët bëjnë punët e ndryshme në mërgim. Është interesant të theksohet fakti se tani kur qyteti i Dibrës ka filluar të mbushet edhe me mërgimtarë, edhe atyre u bie në sy situata prezente me kafeteritë të plota. Ata thonë se nëse të rinjtë brenda ditës dhe natës mbushin kafenetë, atëherë është dukshëm që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë të angazhuar në punë.

    Namiku është një i ri 36 vjeçar dhe jeton me familjen e tij në Zyrich të Zvicrës. Ai thotë se brenda ditës në Zvicër qytetet janë të zbrazura meqë popullata punon.

    “Shoh këtu në Dibër qyteti ka një frekuencë të theksuar të qytetarëve e veçmas të të rinjve. Kjo është e kundërt nga ajo që ndodh në shtet e perëndimit”, thotë Namiku. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Deputetët zviceranë | Letër BE-së: Stop masave ndaj Kosovës, faji është më shumë i Serbisë

    Lajmi i rradhës

    Për 13 vjet, 24 mijë nxënës më pak në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë