RMV, mbi 7422 studentë ka diplomuar në vitin 2023

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 është regjistruar diplomimi i 7 422 studentëve të arsimit të lartë, ashtu që 37 përqind e tyre kanë diplomuar në afatin e caktuar.

    “Në vitin 2023, në shkollat dhe fakultetet e larta profesionale kanë diplomuar 7 422 studentë të nivelit universitar, që shënon zvogëlim për 0.81 % në krahasim me vitin 2022”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në kuadër të këtij numri, janë përfshirë edhe 1 379 të diplomuar që i kanë ndjekur studimet me korrespodencë. Në universitetet shtetërore kanë diplomuar 5240 studentë, në private 2155, ndërsa në ato fetare 27.

    Më së shumti të diplomuar ka pasur në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi’ (2762) dhe në Universitetin e Tetovës (865).

    Lajmi Paraprak

    Migrena – Mënyrat se si ta parandaloni

    Lajmi i rradhës

    “Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë