RMV, mbi pesë herë më shumë raste me grip krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar

    Foto Ilustruese

    Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 2.347 raste me grip ose sëmundje të ngjashme me gripin, 8,6 përqind më pak krahasuar me javën e kaluar njoftoi Instituti i Shëndetit Publik në raportin për datat nga 3 deri më 9 mars.

    Numri i rasteve të raportuara këtë javë krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar është rritur me 5.5 herë. Nga ISH gjithashtu njoftojnë se është regjistruar një rast me vdekje.

    “Bëhet fjalë për një person 82-vjeçar nga Shkupi, i cili është shtruar në Spitalin e Shtipit. Personi i vdekur u konstatua se kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte vaksinuar kundër gripit sezonal. Personi i vdekur është konfirmuar laboratorikisht se ka influencën A(H3)”, sqaron Instituti.

    Ndërsa nga të rastet e fundit, për sa i përket shpërndarjes së moshës, 1454 persona janë të moshës 15-64 vjeç. 516 janë fëmijë të moshës pesë deri në 14 vjeç, 198 persona mbi 65 vjeç dhe 179 janë fëmijë nën moshën katër vjeç.

    “Rastet janë raportuar në 29 qendra të shëndetit publik, Shkup – 931, Manastir – 202, Kumanovë – 176, Strumicë – 112, Tetovë – 105, ndërsa në pjesën tjetër numri i rasteve është më pak ose i barabartë me njëqind”, sqaron ISHP.

    Në sezonin 2024/2025, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit – sëmundje të ngjashme me gripin – është 22.291, tregojnë të dhënat.

    Lajmi Paraprak

    Kanadezëve që vizitojnë ShBA-në do t’u merren shenjat e gishtave

    Lajmi i rradhës

    Waitz i shqetësuar për presionin politik ndaj Këshillit Gjyqësor, Mickoski paralajmëroi protesta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë