Zgjedhjet po afrohen, parti me bollëk!

    Për disa muaj në vend do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Flitet për zgjedhje dhe kandidatë, si për president ashtu edhe për kryeministër, por tani për tani ato janë të lidhura ose “në hije” të ndryshimeve kushtetuese. Nëse gjithçka mbetet sipas kalendarit të parashikuar, këto do të jenë zgjedhjet e para parlamentare pas disa cikleve zgjedhore në terminin e rregullt. Megjithatë, varet nga vendimet e politikanëve nëse do të jetë vërtet kështu apo nëse do të kemi zgjedhje para afatit.

    Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni u mbajtën në vitin 2020, e atëherë në zgjedhje, sipas të dhënave nga Instituti Parlamentar, në zgjedhje morën pjesë 50 parti politike, ndërsa vetëm 19 parti kishin deputetë në fillim të mandatit. Se sa parti do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme është ende herët të dihet, por deri më 21 shtator, në Regjistrin e Vetëm Gjyqësor të Partive Politike në Gjykatën Themelore Qytetare – Shkup janë regjistruar gjithsej 63 parti politike, dhe njëra është në procedurën e regjistrimit. Përveç Shkupit, parti politike mund të regjistrohet edhe në gjykatat në Tetovë, Shtip dhe Manastir. Megjithatë, të dhënat nga këto gjykata derdhen në Regjistrin e vetëm gjyqësor të partive politike.

    Që nga pranvera e këndej, partitë kanë vërshuar vendin për takime me qytetarët. Fushatat zyrtarisht nuk lidheshin me zgjedhjet, por me marrjen e mbështetjes nga qytetarët. Temat ishin dhe janë ndryshimet kushtetuese, respektivisht, e ardhmja e vendit në kontekstin e BE-së, por partitë nga bazat gjithashtu marrin njohuri për nevojat e qytetarëve për të përgatitur programet dhe ofertat e reja. LSDM, VMRO-DPMNE, BDI – e cila ishte ndër anëtarët për të konsoliduar partinë pas daljes së grupit të Izet Mexhitit, PLD, RDM, Lëvizja BESA, Aleanca për Shqiptarët… janë vetëm disa nga partitë që kanë aktivitetet e tyre, riorganizohen ose konsolidojnë radhët para zgjedhjeve.

    Pikërisht Mexhiti ishte në mesin e të parëve që paralajmëroi subjekt të ri politik, i ndjekur nga Afrim Gashi në bllokun shqiptar, e më pas Skënder Rexhepi. Në bllokun maqedonas, këtë e paralajmëroi kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili formoi shoqatë, ndërsa u përmendën edhe emrat e personave të tjerë.

    Sipas Regjistrit të Vetëm Gjyqësor të Partive Politike, në vend ka 63 parti aktive politike, e deri më 21 shtator të këtij viti është parashtruar një kërkesë për regjistrimin e partisë politike në regjistrin gjyqësor të partive politike dhe lënda është ende duke u përpunuar. Sipas informacioneve nga Gjykata, të gjitha këto parti politike janë aktive, megjithëse për disa prej tyre publiku mund të mos ketë dëgjuar kurrë ose ne zbulojmë se ato ekzistojnë para dhe vetëm për zgjedhje.

    Gjegjësisht, 63 partitë janë: Alternativa e Re, LSDM, Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë, VMRO-DPMNE, Partia Socialiste, Partia e Veprimit Demokratik të Maqedonisë, Aleanca Maqedonase, PLD, Aleanca e Romëve të Maqedonisë, Partia Bujqësore e Punëtorëve të Republikës së Maqedonisë, Bashkimi Demokratik, Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni, Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni, Partia e Vllahëve të Maqedonisë, Partia Progresive Serbe në Maqedoni, Maqedonia e Bashkuar, Bashkimi Demokratik i Vllahëve të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim, Bashkimi Radikal i Përhershëm Maqedonas-TMRO, Forcat Demokratike të Romëve, Partia VMRO-Popullore, PRSD, Partia Komuniste e Maqedonisë – Forcat e Titos, Rilindja Demokratike e Maqedonisë, Partia Demokratike e Shqiptarëve, Bashkimi Social Demokratik, Partia e Demokratëve të Bashkuar të Maqedonisë (PODEM), Të Bashkuar për Maqedoninë, Partia e Re Liberale, Lëvizja për Unitetin Kombëtar të Turqve, Ringjallja Demokratike Kombëtare (NDP), Dinjiteti, Partia Demokratike e Romëve, Partia e Pensionistëve, Krahu i Djathtë, Partia e Punëtorëve, Organizata Qytetare për Maqedoninë (GROM), Partia e Bashkuar për Barazinë e Romëve, Partia Serbe e Maqedonisë, Partia për Rendin Social dhe Ekonomik (POEN), Romët e Bashkuar nga Maqedonia, Besa, Aleanca për Shqiptarët, E Majta, Aksioni Maqedonas, Zëri për Maqedoninë, Bashkimi Demokratik Boshnjak, Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi, Demokratët, Partia Konservatore Maqedonase – Integra, Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve, Alternativa, Partia për Emancipim të Plotë të Romëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bashkimi Demokratik Qendror, Partia Yte, Maqedonia e Mëmëdheut, Epoka e tretë Maqedonase / Listat e Pavarura Maqedonase, Lëvizja për Demokraci, të Drejta dhe Liri, Opra Roma, Koncepti Maqedonas i Partisë Politike, Lëvizja Qytetare Evropiane, Partia Demokratike Evropiane, etj. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Vuçiq në Bruksel na tha që Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve, por ai si diktator harron se epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen

    Lajmi i rradhës

    NOTË DYSH PËR ARSIMIN NË RMV!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë