RMV, nesër fillon testimi për Covid-19 nëpër shkolla

    Fotografi ilustruese

    Nga java e ardhshme, rreth 8.200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme do të testohen për Covid-19.

    Testimi do të ndodhë me zgjedhje rastësie nga regjistri i E-ditarit dhe do të jetë në pajtim me prindërit e tyre.

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se skriningu është planifikuar të zgjasë pesë ditë, ndërsa në ditë do të testohen rreth 1.600 nxënës.

    Testimi në shkollat fillore dhe të mesme organizohet me qëllim që të merren të dhëna për bartjen eventuale të virusit në shkolla.

    Ndryshe, rreth 75 e mësimdhënësve në shkolla janë të vaksinuar, ndërsa mësimin nga larg e ndjekin rreth 2 për qind e nxnënësve.

    Lajmi Paraprak

    Qyteti i Shkupit shqiptoi gjobë prej 1,800 euro për Komunën e Kisela Vodës për drurin e prerë

    Lajmi i rradhës

    Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia, kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë