RMV, qytetarët nuk kanë pritshmëri për vitin 2024

    Struganët kanë mendime të ndara për vitin që vjen, disa nuk janë shumë optimistë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë, pasi thonë kanë përvojat e viteve të kaluara. Të tjerët besojnë se qyteti në të cilin jetojnë duhet të ofrojë kushte më të mira jetese.

    “Në vitin 2024, presim kushte më të mira, shteti duhet të mendojë më shumë për të rinjtë, jo të ikë jashtë vendit, sepse të rinjtë janë e ardhmja e vendit, qofshin maqedonas, shqiptarë, turq… Kjo është dëshira ime kryesore dhe ekonomia duhet të përmirësohet”, shtoi një tjetër qytetar.

    Problemet kryesore për Strugën në vitin 2024, mbeten pastrimi i deponisë së qytetit, i cili ishte një nga premtimet kryesore të kryetarit aktual të komunës,Ramiz Merko, zgjidhja e problemit të qenve endacakë dhe tejkalimi i problemit të ujit të pijshëm.

    Edhe qytetarët e Ohrit nuk janë shumë optimistë për ndryshimet pozitive.

    Qytetar Shumë gjëra duhet të ndryshojnë, sepse ka disa gjëra nga ish- Jugosllavia. Strategjia për turizmin duhet të ngrihet në një nivel më të lartë, dhe ne të gjithë duhet të përfitojmë më shumë si qytet dhe shtet. ”

    Qytetarët e Ohrit u kërkojnë autoriteteve të marrin seriozisht ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër, e cila është e pasigurt për udhëtim, ta zgjidhin problemin e repartit të fëmijëve, i cili funksionon vetëm si një ambulancë e zakonshme, dhe më në fund të pastrohet deponia ilegale Bukovë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dura kampione e mundjes në RMV: sukseset e mia dua t’i motivojnë vajzat e tjera

    Lajmi i rradhës

    Opozita shqiptare: viti 2024 do të sjellë ndryshimin e shumëpritur në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë