RMV, rritet numri i udhëtarëve që e shfrytëzojnë transportin ajror

    Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjta të vitit të kaluar.

    “Në tremujorin e tretë, në transportin rrugor të udhëtarëve numri i udhëtarëve të transportuar është 948 000, në transportin urban-periferik 7 884 000, në transportin hekurudhor 35 000, derisa numri i udhëtarëve të transportuar në transportin ajror është 1 054 189”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në krahasim me tremujorin e kaluar, rritje u regjistrua te transporti ajror për 8.1 përqind, ndërsa ulje më e madhe u regjistrua te ai hekurudhor për 40.8 përqind, ndërkohë sasia e mallrave u rritën për 8 përqind te transporti hekurudhor.

    Enti sqaroi që sasia e mallrave në transportin rrugor u rritën për 25.7 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Ndryshe, në transportin ndërkombëtar, numri i udhëtarëve të Maqedonisë së Veriut që e shfrytëzojnë autobusin është ulur për 12.5 përqind.

    Lajmi Paraprak

    Prindërit u ankuan për kufizime të festimeve për Ditën e Alfabetit Shqip në një shkollë në Butel

    Lajmi i rradhës

    RMV, vdekshmëria e foshnjave në nivelin më të ulët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë