RMV, rritja ekonomike në vitin 2022 pritet të ngadalësohet deri në 2,7 për qind

    Rritja ekonomike e vendit në vitin 2022 pritet të ngadalësohet deri në 2,7 për qind me ç’rast BPV-ja reale deri në mes të vitit do ta rrisë nivelin para pandemisë, vlerëson Banka Botërore (BB) në Raportin e rregullt gjashtëmujor ekonomik për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

    Skenari bazë i BB-së mbështetet në supozimin se faza aktuale e krizës do të lehtësohet në tremujorin e dytë nga viti 2022 madje edhe nëse efektet nga sanksionet për shkak të luftës në Ukrainë vazhdojnë edhe gjatë vitit 2022, por edhe në vitin 2023.

    “Sektori energjetik, bujqësia dhe industria automobilistike do të jenë më të prekur nga sektorët tjerë. Nëse prolongohet lufta në Ukrainë në mënyrë shtesë do të ulet konsumi i jashtëm, do të rriten çmimet e mallrave kyçe dhe energjisë, do të pengohet mobiliteti dhe do të shtyhen investimet”, vlerëson BB në raportin preliminar dhe thekson se ky skenar do të sjell deri në rritje edhe më të vogël dhe të ardhura fiskale, si dhe rritje të kërkesave për mbështetje dhe rritje fiskale të shpenzimeve për financim.

    Nga BB theksojnë se pritet që deficiti fiskal në vend të mbetet në nivel të lartë edhe në vitin 2022 në pajtim me mbështetjen e vazhdueshme të kompanive dhe amvisërive për lehtësimin e ndikimit nga kriza energjetike dhe kriza lidhur me Ukrainën.

    “Deficiti fiskal gradualisht do të ulet deri në vitin 2024 duke e vendosur borxhin publik mbi 64 për qind të BPV-së. Megjithatë imazhet afatmesme mbesin pozitive, por rreziqet në masë të madhe janë të ulëta dhe të theksuara”, vlerëson BB.

    Në raport theksohet se prishjet lidhur me goditjen afatgjate nga pandemia, lufta në Ukrainë, ndërprerjet e vazhduara në zinxhirin e furnizimit, rritja e presioneve të pagës minimale të cilat i rrisin presionet tjera inflatore, situata politike vazhdojnë të peshojnë në perspektivat e vendit.

    Banka Botërore rekomandon se në afat të mesëm vendi do të duhet ta përforcojë qëndrueshmërinë e financave publike dhe ta orientojë fokusin e veti ndaj zgjidhjes së sfidave strukturore, duke i përfshirë kapitalin e ulët dhe në rënie njerëzor, kornizën e dobët rregullatore, politikën për konkurrencë, gjyqësinë, produktivitetin e ulët dhe rritjen e migrimit.

    Lajmi Paraprak

    Scholz pret Kurtin dhe Vuçiqin

    Lajmi i rradhës

    Radev: Heqja e vetos pas ndryshimit të Kushtetutës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë