RMV, shumë probleme në arsim do ta shoqërojnë edhe vitin 2022

    Pas një viti mësim online, nxënësit i’u rikthyen shkollës me prezencë fizike. Bashkë me fillimin e vitit të ri shkollor, për herë të parë nisi edhe zbatimi i konceptit të ri mësimor për klasën e parë dhe të katërt.

    Sipas konceptit, nxënësit nuk kanë libra të zakonshëm por dixhital që duhet lexuar nga kompjuteri, laptopi ose telefoni. Ministrja e Arsimit, Mila Carovska vazhdimisht lavdërohej me ndryshimet e bëra ndërkohë që prindërit dhe nxënësit nuk ndalonin kritikat ndaj reformave tashmë të filluara madje duke organizuar edhe protesta.

    Kundër dixhitalizimit ishin edhe pjesa më e madhe e mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave. Ata ankoheshin për mungesë të kushteve.

    “Mirë është kjo, nuk është e dëmshme por ne më duket se ende nuk jemi të përgatitur për këtë lloj të mësimit”, kishte thënë Sherafedin Abdurrahmani, mësues.

    “Ne si prind kërkesën tonë kryesore e kemi të drejtuar kundër dixhitalizimit të plotë të librave..pra jemi kundër eksperimenteve me fëmijët tanë me procesin arsimor në përgjithësi”, kishte theksuar një prind.

    Edhe në vitin 2021 nxënësit u përballën me mungesë të teksteve shkollore. Ato të arsimit fillor sërish morën libra të grisura e të dëmtuara ndërsa ato të arsimit të mesëm, posaçërisht ai profesional nuk morën fare libra sepse nuk ekzistojnë për profile të caktuara. Nxënësit u detyruan të marrin shënime.

    “Ndonjëherë edhe nuk i kemi të gjitha informatat të shkruara në fletore dhe duhet të kërkojmë në internet apo edhe në ndonjë libër tjetër”, pati thënë një nxënëse.

    Edhe 2021-ta nuk zgjodhi problemin e nxënësve të lagjes Bardhi, të fshatit Bllacë që mësimin e ndjekin në Kosovë. Shumë shkolla mbeten të pa rikonstruara dhe me kushte të vështira për mësim. Në fshatin Slivnik të Velesit nuk u ndërtua objekti i ri shkollor ndërsa në Çashkë të kësaj komune nxënësit shqiptarë të fshatrave përreth vazhdojnë të arsimohen në gjuhën maqedonase në vend të asaj shqipe.

    Epilog konkret nuk ka as problemi me mungesën e shkollës në Idrizovë dhe Lagjen Vizbeg të Shkupit. Në vitin që lëmë pas në shumë shkolla u paraqit mungesa e mësimdhënësve në lëndët: fizikë, matematikë, kimi, biologji dhe gjeografi. /AlsatM/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët duhet t’i përkushtohen lodrave dhe lojërave në natyrë e jo atyre elektronike | Teknologjia po i ndryshon fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Nga dita e sotme në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi “e diela ditë jopune”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë