Fëmijët duhet t’i përkushtohen lodrave dhe lojërave në natyrë e jo atyre elektronike | Teknologjia po i ndryshon fëmijët

    Fëmijët ditët e sotme gjithnjë e më tepër po heqin nga duart lodrat por edhe lojërat e lagjes që kanë luajt gjenerata më parë e po shkojnë drejt lojërave elektronike. Lojërat në natyrë në të shumtën e rasteve fëmijët i zëvendësojnë me lojëra elektronike dhe thuajse bëhen të varur nga ekranet e tabletëve, celularëve apo aparateve, posaçërisht për lojëra dhe nuk kanë interes për të luajtur me moshatarët e tyre. Refuzojnë të dalin në lagjet ku jetojnë të lozin si më parë me shoqëri.

    Kur në vitet e 90-ta lagjet, parqet e vende të tjera zhurmonin nga hareja e fëmijëve që loznin lojëra të ndryshme, sot thuajse janë shuar. Shumë pak të rastisë të ndeshesh sot, poshtë pallateve, turma fëmijësh që vrapojnë të organizuar në lojëra të ndryshme. Aty-këtu, djem që tentojnë të zhvillojnë një lojë futbolli, në trotuarin e ngushtuar dhe rrugën e zënë prej makinave. Ndërsa vajzat, disi më vetmitare, rreken të zhvillojnë ndonjë lojë në cepin e pallatit.

    Prindërit mjaftojnë t’i kenë fëmijët pranë, t’i shohin që janë mirë dhe mendojnë se janë të sigurt. Por kjo gjë nuk është e shëndetshme për ta. Orët e tejzgjatura që fëmijët kalojnë në kompjuter dhe përmbajtja e atyre lojërave janë dy faktorët që ndikojnë negativisht në sjelljet e vogëlushit tuaj. Psikologu Admir Kosovrasti thotë se fëmijët duhet t’i përkushtohen lodrave dhe lojërave në natyrë e jo atyre elektronike.

    “Padyshim se kohëve të fundit të rinjtë shumë janë prezent në mjetet elektronike me lojërat të cilët ndikojnë shumë negativisht në zhvillimin psikosocial tek fëmijët duke marrë për model personazhe të cilët nuk janë reale”, thotë psikologu Admir Kosovrasti.

    Andaj edhe prindërit duhet që fëmijëve të tyre t’ju caktojnë një orar se sa do rrinë pran tabletave e një kohë bukur të mirë ta kalojnë duke lozur jashtë me moshatarët e tyre të merren më së shumti me aktivitete sportive dhe të shoqërohen me shok dhe shoqe. Lojërat që janë luajt para disa dekadash kanë ndikuar shumë pozitivisht në zhvillimin e fëmijëve. Ndërsa tani aktivitete fizike që u mungojnë fëmijëve tanë pasi ata tërë ditën qëndrojnë në dhomë duke luajtur në tablet apo telefon u ka shkaktuar problem shëndetësorë por edhe dëmtim të shikimit. Gjatë vizitave sistematike, mjekët shpeshherë thonë se vërehet dukshëm problem si në fizikun e fëmijëve ashtu edhe në shikim tek fëmijët.

    Lojëra të shumta siç janë llastiku e litarë për vajza, kala dibrançe, futboll e vrap për djemtë, kanë qenë lojërat më të përhapura për fëmijët e viteve 90-ta. Një fëmijëri, që po ta krahasosh me atë të ditëve të sotme, ishte shumë më e paktë në mundësi, por e mbushur me energji.

    Ndërsa sot, pamja e fëmijërisë është tërësisht e ndryshme. Të vegjlit kanë gjithnjë e më shumë mundësi, që mbretërinë e lodrave të tyre ta ngrenë brenda shtëpisë. Përpos lodrave, që janë të panumërta, teknologjia ka çelur një shteg të ri në zhvillimin e hapësirave argëtuese të fëmijëve. /Koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    Viti 2021 do të mbahet mend edhe për rritjen e madhe të çmimeve të ushqimeve

    Lajmi i rradhës

    RMV, shumë probleme në arsim do ta shoqërojnë edhe vitin 2022

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë