RMV – si telefonat dëmtojnë shëndetin e fëmijëve tonë!

    Jetojmë në një kohë dinamike ku teknologjia është përditshmëria e jonë që na shoqëron gjatë tërë ditës pa marr parasysh moshën. Teknologjia është shndërruar në një domosdoshmëri dhe varshmëri për jetën e gjithsecilit, duke pasur si efekte pozitive po ashtu dhe negative. Por ata të cilët dëmtohen më së shumti nga të gjithë, janë fëmijët.

    Pjesa më e madhe e fëmijëve një kohë bukur të mirë e kalojnë pran telefonave apo ajpadeve,e jo me bashkëmoshatarët e vet, gjë e cila ka ndikuar shumë edhe tek zhvillimi i të folurit tek moshat e vogla. Kur para një dekade më shumë dëgjohej në çdo lagje zëri i fëmijëve që loznin nëpër rrugica apo pran oborreve të ndërtesave, tani ky numër është shumë i vogël nga që një pjesë e bukur e fëmijëve kohën e kalojnë me lodra në internet. Kjo jo vetëm që ndikon në zhvillimin social të fëmijëve ata bëhen edhe të vetmuar dhe asocial të larguar nga bashkëmoshatarët e tyre që të lozin.

    Një tjetër problematikë e kohës së “teknologjisë” është edhe zhvillimi i vonuar i fëmijëve dhe moskalimi i kohës së bashku me bashkëmoshatarët e tyre. Kjo konsiderohet edhe si një ndër sfidat më të mëdha, tha psikologu Admir Kosovrasti.

    “Fëmijët përdorin gjithnjë e më shumë celularët dhe teknologji të natyrës së ndryshme. Ata janë më të prirur për lidhje virtuale me familjen dhe miqtë në vend që të kalojnë kohë fizike së bashku”, thotë Kosovrasti.

    Psikologu Admir Kosovrasti në lidhje me përdorimin e tepër të teknologjisë nga ana e fëmijëve thotë se komunikimi social është diçka që mësohet përmes ndër veprimit të përditshëm mes moshatarëve, e jo nëpërmjet ekraneve.

    “Të gjithë këta ndikojnë negativisht tek neuro-zhvillimi i fëmijëve si dhe lënë pasoja në aspektin psikologjik”, thotë ai.

    Edhe mjekët amë në lidhje me përdorimin e tepërt të internetit thonë se pasojat janë shumë të mëdha si te fëmijët si te të rriturit në këtë drejtim. Pasojë kryesore është për shembull: zhvillimi i fëmijës një ndër pasojat kryesore që po shihet tani dhe është shumë e shpeshtë është dëmtimi i syve, problemet me qafën, thjesht qafa nuk zhvillohet në mënyrën e duhur. Duke mos u zhvilluar qafa si duhet nuk zhvillohet as shpina dhe kemi probleme pastaj me shtyllën kurrizore, pastaj vijnë edhe problemet e gishtave, thonë mjekët. Por shumë i theksuar është edhe problemi kyç, gjegjësisht izolimi i fëmijëve. Domethënë fëmijët duke qëndruar shumë në pajisje teknologjike ata nuk e kanë as nevojën, as dëshirën për të qëndruar bashkë me bashkëmoshatarët dhe bëhen tepër asocial.

    Kjo dukuri vërehet shumë sidomos tani kur temperaturat u rritën dhe kur fëmijët e kanë mundësin dhe kohën të lozin, ndërsa ata janë pran telefonave duke kaluar kohën më të bukur e cila ndikon negativisht në zhvillimin e përgjithshëm të tyre. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Scholz: Maqedonia shembull i viktimizimit në rrugën drejt BE-së

    Lajmi i rradhës

    Dejanoski: 97 për qind e nëpunësve në institucione me pagë më të ulët se mesatarja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë