Scholz: Maqedonia shembull i viktimizimit në rrugën drejt BE-së

    Kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalimin e tij të djeshëm në parlamentin federal tha se askush nuk duhet të habitet që për pak nuk do të mbahej samiti i nesërm (23.06.2022) BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel, pasi liderët e RMV, Serbisë dhe Shqipërisë refuzuan të vijnë. Kovaçevski, Vuçiq dhe Rama megjithatë u pajtuan të shkojnë në Bruksel, por Schloz tha se ka mirëkuptim për mëdyshjen e tyre ‘pas disa premtimeve të parealizuara ndaj këtyre vendeve’, transmeton Sdk.mk.

    “Samiti i nesërm (23.06.2022) BE-Ballkani Perëndimor ishte gati të anulohej. Dhe për të qenë i sinqertë, kjo nuk duhet të habisë askënd.”

    Kancelari gjerman e përmendi veçanërisht Maqedoninë si shembull i viktimizuar në rrugën drejt BE-së.

    “Kur iu rrit pritshmëritë, kur u thua atyre se rruga për në BE jep rezultate, kur bëhen përpjekje dhe rrezikohen konfliktet politike në vendin e tyre, një vend, Maqedonia e Veriut madje ndryshoi emrin e saj për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë. Dhe e gjithë kjo nuk ndihmon dhe asgjë nuk lëviz, atëherë është mjaft i kuptueshëm ankthi që ndjejnë lidershipi politik dhe qytetarët e këtyre vendeve”, tha Scholz, duke bërë të ditur se samiti i nesërm (23.06.2022) në Bruksel me vendet e Ballkanit Perëndimor “nuk do të jetë i thjeshtë”.

    “Por kjo është arsyeja pse Gjermania duhet të pozicionohet qartë në mënyrë që ata ta dinë: Gjermania është në anën tuaj,” shtoi Scholz.

    Scholz tha se gjatë vizitës së tij të fundit në Sofje, kryeministri bullgar Petkov “premtoi” se do të ishte shumë konstruktiv në bisedimet me Shkupin. Kancelari gjerman përshëndeti propozimin francez për tejkalimin e bllokadës bullgare, por tha se debatet e ashpra për këtë temë vazhdojnë edhe sot në Bullgari.

    “Përsëri, kjo është ajo që na vështirëson në Evropë, gjërat nga e kaluara e largët po përdoren për të shkatërruar mundësinë për një të ardhme paqësore. Prandaj, shpresoj se Bullgaria do të zgjedhë një rrugë që do t’i lejojë asaj të afrohet me fqinjët e saj më të afërt në Ballkanin Perëndimor,” tha Scholz.

    Lajmi Paraprak

    Sytë kah Serbia për kthimin e borxhit të rrymës

    Lajmi i rradhës

    RMV – si telefonat dëmtojnë shëndetin e fëmijëve tonë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë