RMV, vajzat më shpesh janë pre e bullizmit verbal, ndërkohë që djemtë janë viktimë edhe e dhunës

    Bullizmi është një ndër fenomenet e cila prek një numrin të madh të fëmijëve në shkolla fillore. Ky fenomen është shumë i përhapur dhe sipas studiueseve, mund të lërë pasoja të mëdha te fëmijët nëse një gjë e tillë nuk parandalohet. Sipas studimeve fëmijët të cilët janë viktimë e bullizmit, kanë rreth 40 për qind më shumë gjasa për çrregullime të shëndetit mendor në moshën 20 vjeçare. Po ashtu, është parë se të rinjtë me histori bullizmi kanë afër 35 për qind më pak gjasa të jenë të punësuar.

    Ndërkohë sipas analizave, fëmijët më së shpejti kanë qenë viktimë e ofendimeve verbale, poshtërimet nga grupet shoqërore kërcënimet me dhe pa dhunë, etj. Sipas rezultateve, vajzat më shpesh kanë qenë pre e bullizmit verbal dhe përjashtimit nga grupet shoqërore, ndërkohë që djemtë kanë qenë viktimë edhe e dhunës. Studiuesit të cilët merren me këtë fushë shprehen se është shumë e rëndësishme të ndërhyhet herët në parandalimin e çdo forme bullizmi te fëmijët dhe adoleshentët dhe kryesisht formave të dhunshme.

    Kjo duhet të bëhet me ndihmën e shkollave dhe prindërve duke nxitur sjellje pozitive te fëmijët dhe duke inkurajuar vetëbesimin. Sipas tyre, nëse fëmija e sheh që prindërit janë të interesuar, ata do i tregojnë më shumë probleme që mund të jenë duke hasur dhe eksperienca të lidhura me bullizmin. Ata gjithashtu bëjnë thirrje deri te prindërit të jenë më të qartë me fëmijët dhe sjelljet e tij ndaj të tjerëve.

    Sociologu Naser Rushani, për gazetën KOHA, ka deklaruar se të gjitha dukuritë ku ka dhunë gjithsesi se janë të dëmshme si për individin ashtu edhe për shoqërinë. Ai thotë se bullizmi si dukuri ka marrë përmasa të një uragani shkatërrues dhe është alarmante për shoqërinë.

    “Fenomeni i bullizmi është i dëmshëm dhe kërkon sensibilizim nga e gjithë shoqëria për t’i parandaluar pasojat negative nga kjo dukuri. Pasojat e bullizmit janë të natyrave të ndryshme dhe afatgjate. Përveç se viktima e bullizmit pas një kohe mund të jetë i dëmshëm për shoqërinë, nuk duhet harruar se edhe dhunuesi pas një periudhe shndërrohet në delikuent me sjellje recidiviste, por me gjasa që në moshë të rritur në kriminel”, tha Rushani.

    Ai ka numëruar disa metoda se si mund të parandalohet bullizmi. Sipas tij, shoqëria duhet të ngrit vetëdijen në familje, duhet të hapen debate publike në lidhje me bullizmin, sa më tepër të hartohen materiale për parandalim të bullizmit dhe të krijohen platforma adekuate dhe të implemetohen në çdo institucion si dhe e fundit në shkolla të vendosen psikolog profesional të cilët do merren me këtë dukuri.

    “Duhet cekur se kemi shumë raste kur një nxënës adoleshent është i bullizuar nga profesori, më pas bullizohet edhe nga shokët dhe kjo dërgon deri humbja e interesit nga ai nxënës. Pikërisht këto raste nuk raportohen bile as edhe nuk diskutohen”, tha në fund Rushani.

    Ndërkohë Franca, së fundmi bullizmin e ka kategorizuar si vepër penale. Ligji do të zbatohet për fëmijët dhe të rriturit në shkolla dhe universitete. Ligji në fjalë mbart një dënim maksimal prej tre vjet burg dhe një gjobë deri në 45,000€. Nëse viktima vret veten, dënimi mund të rritet në dhjetë vjet me gjobë deri në 150,000€. Natyra e bullizmit viteve të fundit ka ndryshuar, ngase tani bullizuesit përdorin telefonat celularë dhe rrjetet sociale për të poshtëruar viktimat e tyre gjatë dhe pas mësimit. (koha.mk)

    Lajmi Paraprak

    Digjen flamuj serbë, në Tiranë protestohet kundër “Ballkanit të hapur”

    Lajmi i rradhës

    Tirana zyrtare ua shpërlanë mëkatet kriminelëve serbë dhe e defaktorizon shqiptarinë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë