Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s George Robertson, gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën e Klubit Euro-Atlantik në Sofje, u kërkoi autoriteteve Bullgare të heqin bllokadën e Maqedonisë të Bashkimit Evropian.
“Në 2001, Maqedonia ishte në prag të konfliktit civil, por falë ndërhyrjes së NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe njerëzve të merituar si Boris Trajkovski, ajo u ndalua dhe u nënshkrua një marrëveshje historike e paqes. Sot, Maqedonia është anëtari i 30-të i NATO-s. Me këtë akt, Bullgaria mori një bonus të stabilitetit në kufirin e saj, sepse konflikti civil i përgjakshëm mund të paraqesë rrezik për paqen dhe të ndikojë në stabilitetin jashtë kufijve të Maqedonisë, në të gjithë rajonin”, tha Robertson.
Robertson kujtoi se në kohën pas pranimit të Bullgarisë në NATO dhe BE, njerëzit prisnin anëtarësimin në këto organizata për të ndihmuar në ndalimin e dhunës në rajon. Prandaj, sipas tij, duhet të hiqet vetoja kundër Maqedonisë për në BE. /Nistori/