Rokas kërkon nga gjyqësori që të veprojë për rastin e Grubit dhe Bexhetit

    Euroambasadori Michalis Rokas në RMV gjatë qëndrimit të djeshëm në komunën e Tetovës, në pyetjen e Nistorit se cili është mendimi i BE-së ndaj përfshirjes së Artan Grubit dhe gjyqtarit Enver Bexhetit në listën e zezë amerikane dhe si ndikon kjo në proceset e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, tha se gjyqësori duhet të veprojë në mënyrë të pavarur, shkruan Nistori.

    “Ne marrim evidencë të listës së zezë amerikane. Mendoj se ajo që ka rëndësi është që gjyqësia këtu të veprojë, jo vetëm në këtë rast që ju pyetët në veçanti, por në të gjitha rastet që kanë të bëjnë me korrupsionin në vend. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, i përforcuar, ka shumë rekomandime nga Bashkimi Europian, duke përfshirë mekanizmin vlerësues ku ne kishim 40 rekomandime se si të sigurohemi që gjyqësori do të jetë më i fortë dhe plotësisht i pavarur të veprojë dhe ta bëjë punën e vetë. Ky është prioritet kyç për të ardhmen vendit në BE, gjyqësori i pavarur dhe i fortë është platformë që do të lejojë vendin të lëvizë përpara, pasi pastaj besimi i të gjithë aktorëve, përfshirë atë ekonomik do të jetë aty. Shpresojmë që kjo do të ndiqet fuqishëm në muajt e ardhshëm”, deklaroi Rokas.

    Ndryshe, Departamenti i Shtetit vendosi publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin në listën e zezë amerikane për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Betejë elektorale apo elektronike?

    Lajmi i rradhës

    Mërgimi zbrazë fshatin Çajlë të Gostivarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë