Rokas: krahas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, rëndësi kanë edhe të drejtat e pakicave

    Michalis Rokas / Fotografia: Nistori

    E i pyetur për protestat e sotme në Tetovë, që vijnë pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emrat e rrugëve në Tetovë, ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoni, Mihalis Rokas, tha se ajo që mbështet BE-ja janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese si organi më i lartë juridik në vend, por theksoi po ashtu se në rrugën e integrimit evropian të një vendi, thelbësore janë edhe çështjet që prekin pakicat etnike.

    “Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë gjyqësor në shtet. Është thelbësore që vendimet e saj të zbatohen menjëherë. Kjo është ajo që ne mbështesim. Gjithashtu çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, pakicat etnike, janë pjesë esenciale e integrimit evropian kështu që presim që institucionet t’i zbatojnë ato në mënyrë të përpiktë”, u shpreh Mihail Rokas – ambasador i BE-së.

    Lajmi Paraprak

    Rritet sipërfaqja e tokës së punuar për bujqësi organike në RMV

    Lajmi i rradhës

    Shteti do t’i paguajë 700 mijë euro dëmshpërblim kompanisë që nuk e ndërtoi garazhin për 10 vjet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë