Rregullimi i lumit Sushica, projekt i pa realizuar i Fatmir Deharit

    Në vitin 2017 u premtua se lumi “Sushica” i cili kalon përmes Kërçovës do të rregullohet dhe do të duket kështu…

    Në vitin 2020 TV21 pyetikryetarin e komunës Fatmir Deharin, se pse projekti nuk po realizohet, ai tha se ka pasur disa problem procedurale.

    “Duhet të keni parasysh se gjatë hartimit të një projekti kemi edhe problem procedural dhe për fatin tonë në këtë rast jo të mirë, na ka marrë shumë kohë hartimi i projektit dhe tani jemi në fazën përfundimtarë dhe unë shpresoj se projekti themelorë do të hartohet brenda këtij viti dhe vitin e ardhshëm do të kemi mundësi që të aplikojmë për realizim të atij projekti”, kishte thënë Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës.

    Edhe pas kësaj deklarate kaluan 2 vjet, e siç po shihet, pamja e këtij lumi është në gjendjen e njëjtë.

    Dehari edhe në vitin 2022 thotë se punët kanë ngecur tek hartimi i projektit themelor.

     “Projekti themelor për hartim e pengon plani detal urbanistik i qytetit, shpresoj që procedurat të përfundojnë sa më shpejtë dhe të fillojë me realizimin e këtij projekti i cili më ka mbetur peng. Pas realizimit të projektit të ndërtimit të qendrës së Kërçovës i cili është një projekt madhorë dhe do të ndryshojë tërësisht pamjen e Kërçovës, do të fokusohemi maksimalisht në realizimin e projektit të lumit Sushica”, tha Dehari.

    Ndryshe përveç rregullimit të shtratit me këtë projekt do të rregulloheshin edhe shëtitorja, korsia për biçikleta si dhe parkingu nëntokësor.

    Lajmi Paraprak

    Për çfarë do të bisedohet gjatë takimit mes Petkovit dhe Kovaçevskit

    Lajmi i rradhës

    Si ndikon kultura në ushqimin që konsumoni?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë