Rreth 70% e fshatrave që ka rajoni komunës së Tetovës, uji nuk është i pastër

    Nga 92 fshatrat që ka rajoni komunës së Tetovës rreth 70 për qind të tyre uji nuk është i pastër në aspektin mikro- biologjik, alarmojnë nga qendra për shëndet publik i Tetovës. Sipas mjekut në qendrën për shëndet publik në Tetovë, Ratko Davidovskit në numrin më të madh të fshatrave uji për pije përmban baktere esheria koli edhe bakterin koliforn.

    “Tani flas për gjashtë komuna të Tetovës pa qytetin Tetovës, flas për ato rurale 92 fshatra që i mbulon qendra për shëndet publik në Tetovë dhe rezultatet janë se 69 ose 70 për qind rezultatet mikrobiologjike të analizave të ujit për pi nuk janë të mira. Prania e baktereve në ujë, analizat kimike edhe fizike janë në rregull ku në bazë të statistikave vetëm 5 për qind që do të thotë ndotje, kurse analizat mikro- biologjike janë të baktereve edhe atë në shumtën e rasteve behët fjalë për esheria koli edhe bakteriet koliforne“, tha Ratko Davidovski, mjek.

    Komuna e Tearcës edhe ajo Bogovinës janë komunat ku uji në disa fshatra nuk është i pijshëm. Nga ndërmarrja “Sharri” që menaxhon me disa fshatra, thonë se ata kanë një ekip që përkujdeset për ujin e pijshëm, ndërsa problem mbeten vendbanimet që nuk menaxhohen nga ata.

    “Ndërmarrja Sharri e komunës së Bogovinës menaxhon gashtë vendbanime edhe atë janë Piroki, Kamnjani, Zherovjani, Siniçani, Pallçishti poshtëm edhe vendbanimi Sellca e keqe. Monitorohet çdo ditë kemi ekipe që merret me mirëmbajtjen e ujësjellësit, ku ka nevojë për monitorim monitorojmë, ku ka nevojë për pastrim pastrojmë, ku ka nevojë për sanim sanojmë edhe çdo ditë ekipi i mirëmbajtjes së sistemeve janë në terren”, thonë nga ndërmarrja Sharri në komunën e Bogovinës.

    Për këtë situatë, dërgohen informacione të rregullta deri tek Agjencia për ushqim dhe veterinari, qendra për menaxhim me kriza dhe inspektorati sanitar të cilët më tutje sjellin vendime që ujë të ndalohet për pije.

    “Në shumë raste, me rrjetin e ujësjellësit menaxhon bashkësia lokale dhe këta bashkësi lokale nuk kanë kapacitete që të mirëmbajnë në rregull ujin e pijshëm. Nga ana tjetër, ndërmarrjet publike komunale janë të obliguara që në mënyrë permanente të bëjnë monitorime, të bëjnë marrëveshje që në mënyrë të rregullt të kryhen inspektime nga institucione adekuate dhe për fat të keq, përveç Bërvenicës dhe Tetova, komunat tjera nuk kanë bërë marrëveshje për inspektime të rregullta të ujit”, deklaroi mjeku Davidovski.

    Ai tha se qendra për shëndet publik në Tetovë, bën inspektime të ujit por ato janë minimale dhe në bazë të programit vjetor. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Qetësia e bukur

    Lajmi i rradhës

    Zor me uljet e çmimeve në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë