Rrezikimi i bletëve | Kërkohet hartimi i kodeve të mbrojtjes edhe në Shqipëri

    Prej vitesh bota po nge alarmimin për rrezikun që i kanoset njerëzimit nga pakësimi i numrit të bletëve të cilat pjalmojnë shumicën e specieve bimore që prodhojnë ushqim.

    Tashmë ky shqetësim duket se po bëhet evident edhe në Shqipëri. Në një dokument të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që lidhet me përdorimin e qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve(PMB) nënvizohet se në vendin tonë nuk ka manual apo kode mbrojtjeje për praktikat e mira të bletarisë që i mbrojnë këto të fundit nga ekspozimi në rreziqe të caktuara.

    “Përdorimi i PMB-ve në bujqësi për të kontrolluar dëmtuesit e bimëve mund të ketë efekte të dëmshme në organizmat jo-të synuar, duke përfshirë bletët (bletët e mjaltit, bletët e vetme dhe bletët e vogla) të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për pjalmimin e kulturave bujqësore, së bashku me të tjerë arthropod jo-të-synuar, mund të ndikohen nga aplikimi i pesticideve.

    Në fakt, në Shqipëri nuk ka asnjë manual ose kod të miratuar të praktikave të mira të bletarisë që nënkupton rrezikun minimal të mundshëm për bletët në mjedisin bujqësor (p.sh. aksesi në ujë, shmangia e pozicionimit të bletëve në afërsi të zonave me rrezik helmimi për shkak të spërkatjes teknikisht jo korrekte, dialogu dhe bashkëpunimi i bletarëve me prodhuesit bujqësorë)” thuhet në dokument.

    Në këtë kontekst i njëjti dokument nënvizon gjithashtu se në Shqipëri, aktualisht nuk ka rregullore specifike që vendosin kritere apo masa për mbrojtjen e organizmave ujorë dhe tokësorë nga pesticidet dhe për këtë arsye, rekomandohet hartimi i tyre. Këto masa duhet të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret ne fuqi, për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit dhe për përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve.

    Kështu objektivi i vendosur në këtë dokument është Ulja e rrezikut të PMB-ve ndaj bletëve dhe organizmave të tjerë jo të synuar (organizmat ujorë dhe tokësorë) duke hartuar dhe zbatuar një rregullore që do të vendosë kërkesat në lidhje me përdorimin e duhur të PMB-ve.

    “Pritet që deri në vitin 2032, zbatimi i rregulloreve përkatëse të ndihmojë në uljen e numrit të rasteve të helmimit të bletëve. Sugjerohet një plan monitorimi, si dhe reduktimi i numrit të mostrave të mjaltit, me mbetje mbi NMM(niveli maksimal i mbetjes) me 50 për qind krahasuar me një vit më pare”, thuhet në dokument. /Monitor/

    Lajmi Paraprak

    Xavi për Lewandowskin: Është lider, një futbollist i jashtëzakonshëm

    Lajmi i rradhës

    Marrëveshja ndërkufitare mes RMV-së dhe Shqipërisë, në praktikë as që ka filluar të zbatohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë