Xavi për Lewandowskin: Është lider, një futbollist i jashtëzakonshëm

    Barcelona ka marrë një tjetër fitore, të dytën radhazi në La Liga.

    Katalunasit kanë mposhtu Real Valladolidin me rezultat4-0 në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund të saj.

    Pas ndeshjes ka folur trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez, ku fillimisht tha se loja e skuadrës së tij nuk ka qenë më e mira pasi duhet ende të përmirësohen.

    “Loja nuk ishte perfekte. Kemi ende shumë rrugë për të bërë. 40 minutat e para kanë qenë shumë të mira. Pjesën e dytë e nisëm mirë, por gjithmonë ka gjëra për të përmirësuar. Mund të ndëshkoheshim në disa raste. Nuk ka vend për t’u çlodhur, por ne jemi të lumtur. Tifozët ishin të përkushtuar”, tha Xavi.

    Tutje trajneri katalunas foli edhe për disa gabime në repartin defensivë, ku tha se mbrojtja duhet përmirësohet pasi humbin disa topa të panevojshëm.

    “Në minutat e fundit, gjithçka mund të shkonte dëm. Linja mbrojtëse mund të përmirësohet. Ne humbasim shumë topa të panevojshëm, duhet të jemi të durueshëm, megjithatë loja ishte e jashtëzakonshme, shumë e mirë”, u shpreh Xavi.

    Krejt në fund tekniku spanjoll foli edhe për sulmuesin Robert Lewandowski, duke thënë se është një bekim që e kanë në skuadër.

    “Nuk janë vetëm golat, koha perfekte për të marrë topin, lëvizjet e tij, si e mbron topin. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një lider natyral”.

    “Është e mrekullueshme ta kesh në skuadër, një bekim. Është një punëtor i zellshëm, punon për ekipin dhe ndihmon stafin stërvitor. Ai bën diferencën”, përfundoi trajneri spanjoll.

    Barcelona zë vendin e tretë në tabelë pas tre xhirove me shtatë pikë të grumbulluara.

    Lajmi Paraprak

    BE-ja pret fokus për targat, Asociacionin dhe marrëveshjen gjithëpërfshirëse

    Lajmi i rradhës

    Rrezikimi i bletëve | Kërkohet hartimi i kodeve të mbrojtjes edhe në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë