Rriten bursat për studentë dhe nxënës | Për rastet sociale rritja 100 për qind

    Rriten bursat studentore dhe ato të nxënësve. Për rastet sociale bursat studentore rriten për 100%, përkatësisht nga 3000 në 6050 denarë. Për studentët të cilët studiojnë shkenca ekzakte si fizikë, kimi dhe matematikë do ketë rritje më të lartë të bursave të cilat do të bëhen 18.000 denarë pasi këta drejtime janë deficitare. Ndërsa bursat e nxënësve të shkollave të mesme të cilat deri më tani ishin 2000 ose 2900 denarë, bëhen 3500 denarë. Një marrëveshje e tillë mes parlamenteve studentore, unionit të shkollave të mesme dhe ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vjen pas takimeve intensive që palët kanë pasur dhjetë muajt e kaluar.

    “Parlamenti studentor i USHKM-së ka këmbëngulur në vazhdimësi për realizimin e këtyre kërkesave për dyfishim të bursave sociale dhe vendosjen e bursave për ciklin e dytë dhe të tretë dhe për sektorët deficitar”, deklaroi Eva Cvetkovska, kryetare e parlamentit studentor në USHKM.

    “Ky vendim si e tillë është rezultat i bashkëpunimit disa mujor dhe konsultimeve nga ana e ministrisë me lidhjen e shkollave të mesme dhe me përfaqësuesit e trupave studentor. Mbetet që periudhës së ardhshme ta ndjekim me vigjilencë pagesën e bursave”, u shpreh Luka Pavikevik, Kryetar i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    SPB-Tetovë: Për të shtëna me armë në dasmë, 200 deri në 500 euro gjobë

    Lajmi i rradhës

    Netflix po synon të përfshijë edhe video-lojëra për përdoruesit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë