Një kilogram sheqer në Gazë kushton rreth 37 euro

    Ndalimi i ndihmave humanitare në Gaza po shkakton mungesë të ushqimeve dhe rritje të çmimeve të produkteve në të gjithë enklavën.

    Palestinezët tregojnë se si një kilogram sheqer që kushtonte më parë 1 dollarë tani është 40 dollarë (37 euro), ndërsa janë rritur edhe çmimet e artikujve të tillë si vajit, domateve, portokallit.

    Shumica e popullsisë së Gazës i humbi burimet e të ardhurave pasi lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi vitin e kaluar, shkruan skynews.

    OKB thotë se ekziston një rrezik i lartë i urisë në të gjithë enklavën, ku një në pesë njerëz po përballet me urinë.

    SHBA kryesonte listën e vendeve që i bëjnë thirrje Izraelit të rrisë fluksin e ndihmave humanitare që hyjnë në Gaza.

    Organi ushtarak izraelit përgjegjës për menaxhimin e kalimeve në Gaza, Cogat, tha se vetëm 5840 ton ushqim kaluan në Gaza në 12 ditët e para të muajit tetor, krahasuar me një total prej 75,898 tonësh në muajin shtator.

    Lajmi Paraprak

    Fridrih Ebert: 42% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut do të largoheshin nga vendi

    Lajmi i rradhës

    Alergjitë e vjeshtës dhe astma

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë