Rriten çmimet në hoteleritë e Maqedonisë së Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut vazhdim shënohet rritje e çmimeve në sektorë të ndryshëm. Këtij trendi nuk i ka shpëtuar edhe sektori i hotelerisë, e cila ka shënuar rritje të çmimeve në nivel mujor dhe vjetor.

    “Indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit qershor të vitit 2022, krahasuar me muajin maj të vitit 2022, është rritur për 1.4%. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje u vërejt tek grupi Ushqim për 1.9 %, Pije alkoolike për 0.7 %, Pije joalkoolike për 0.4 % dhe Netë të kaluara për 0.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Enti sqaroi që për 11.2 përqind janë rritur çmimet në sektorin e hotelerisë në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski nuk arriti të shkojë në intervistë televizive për shkak të protestës së dhunshme dhe sigurisë

    Lajmi i rradhës

    Në RMV pothuajse çdo qytetar ka një telefon celular

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë