Pendarovski nuk arriti të shkojë në intervistë televizive për shkak të protestës së dhunshme dhe sigurisë

    Intervista me presidentin Stevo Pendarovski që ishte parashikuar mbrëmë për në orën 21:30 në TV21 është shtyrë për arsye sigurie. Mediumi në fjalë ndodhet në afërsi të Kuvendit, ku mbrëmë situata doli jashtë kontrollit dhe protestat u bënë të dhunshme, përcjell Nistori.

    Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në profilin e tij në Facebook ka dënuar protestat e dhunshme para Kuvendit dhe ka sqaruar mospjesëmarrjen në emision.

    “Intervistën e sotme në TV21 e kemi shtyrë për faktin se është vendosur një regjim i posaçëm i qarkullimit rreth televizionit, i cili ndodhet në afërsi të Kuvendit. Me këtë rast dua ta dënoj dhunën si metodë në politikë që nuk duhet të ketë vend në demokracitë moderne”, shkruan Pendarovski.

    Ndryshe, pas protestës paqësore mbrëmë kundër propozimit francez për heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë, e cila u mbajt para Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, situata u përshkallëzua para Kuvendit, kur kolona iu bashkua një grupi tjetër protestuesish. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lehtësoni mundimet te fëmijët gjatë udhëtimit

    Lajmi i rradhës

    Rriten çmimet në hoteleritë e Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë