Rriten mbi 22 për qind çmimet e produkteve industriale brenda një viti në RMV

    Çmimi i produkteve industriale në tregun vendor të Maqedonisë së Veriut gjatë muajit tetor është rritur në krahasim me muajin dhe vitin paraprak.

    “Çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 0.6 % dhe për 22.3 % në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Raportohet që rritje më e madhe është regjistruar te Energjia për 26.9 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 21.8 %, Prodhimet kapitale për 68.3 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 6.7 %,dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 18.5 %.

    Lajmi Paraprak

    Deri të enjten hiqen bllokadat e transportuesve privat të autobusëve te “Mavrovasja”

    Lajmi i rradhës

    “Nuk mundëm të zbulojmë se kush e lejoi Bartlet Xhaferin ta kalojë provimin para kohe”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë