Rriten rastet me skoliozë te fëmijët e moshës 10-17 vjeç, shkak qëndrimi në telefon apo çantat e shkollës

    Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi në celular për një kohë të gjatë, çantat e shkollës dhe faktorë të tjerë kanë bërë që përgjatë viteve të fundit të rriten rastet e skoliozës, tek fëmijët e moshës 10 -17 vjeç. 

    Sipas specialistëve të fushës, pavarësisht problemit shqetësues, sfidë mbetet diagnostikimi i hershëm i rasteve dhe më tepër kujdes nga ana e prindërve për të parandaluar agravimim e rasteve për të cilat nevojitet ndërhyrje kirurgjikale.

    “Një dhimbje muskulare është ajo që bën prindin të shkojë te specialisti dhe në disa raste fëmija diagnostikohet me skoliozë. Gjëja kryesore është që prindërit nuk duhet të alarmohen kur fëmijët preken me skoliozë. Është e rëndësishme koha e diagnostikimit sepse na jep mundësi ta menaxhojmë lehtësisht“, tha fizioterapisti Gerald Gorari.

    Edhe pse në Korçë nuk ka statistika për rastet e fëmijëve të prekur nga skolioza, specialistët pranojnë se rastet janë shtuar ndjeshëm. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    BE, paketë e re sanksionesh kundër Rusisë

    Lajmi i rradhës

    Shpopullim “bindës”, vizioni i “mirë”qeverisjes…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë