Rriten sulmet ndaj policëve, katër raste vetëm gjatë ditës së djeshme

    Sulme ndaj policëve derisa janë duke kryer detyra zyrtare – janë duke ndodhur thuajse çdo ditë në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Kjo mund të kuptohet nga buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku çdo ditë regjistrohen raste të tilla, por vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë katër.

    Tri raste kanë qenë sulme verbale dhe sjellje agresive, ndërkaq një rast dhe sulm fizik.

    Rastet e sulmeve verbale kanë ndodhur në Pehçevë nga Gj.S.(49), në Matkë të Poshtme nga M.I.(46) nga Shishova dhe në Shkup nga D.A.(19) nga Shkupi.

    Ndërkaq sulmi fizik ndaj policit ka ndodhur në Resnje, nga M.I.(33) nga Resnja.

    “Më 05.05.2024 në ora 04.10 sheshin e qytetit në Resnje, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Resnje kanë privuar nga liria M.I.(33) nga Resnja për shkak se fizikisht ka sulmuar nëpunës policor i cili ka qenë duke kryer detyrat zyrtare”, qëndron në buletinin e MPB-së.

    Për katër rastet nga MPB-ja thonë se pas dokumentimit, do të vijojë kallëzim përkatës.

    Lajmi Paraprak

    Bashkësitë fetare në Maqedoni kritikohen se “u shërbejnë” partive

    Lajmi i rradhës

    Në zgjedhjet parlamentare kandidojnë 1002 meshkuj dhe 753 femra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë