Rritet kërkesa për libra në bibliotekat e RMV-së

    “Lugjet e verdha”, “Princesha Argjiro”, “Historia e Skënderbeuet” dhe shumë të tjera janë vetëm disa nga emrat e lektyrave të cilat nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm po i përmbyllin këtë pushim dimëror të zgjatur.

    Për disa nga nxënësit pushimi i zgjatur nuk ishte i mirëpritur, sepse u mungojnë mësuesit dhe shokët e shkollës.

    “Nuk më është duk shumë mirë sepse kam dashur të shkoj në shkollë me t’i vizitoj shokët. Unë kam lexu disa libra të shkollës edhe pse nuk I kemi pas të obligueshme por I kam lexuar, I kam lexuar edhe disa libra fetare. Kur lexoj libra është një kënaqësi e madhe”, thotë një nxënës.

    Disa nxënës të tjerë shpresojnë që ditët shtesë të pushimit të shfrytëzohen për mbrojtje dhe shërim nga  Covid 19 dhe viruset e ndryshme stinore.

    “Është mirë që është zgjatur pushimi dimëror që të shërohen të gjithë ata nxënës që janë të sëmurë. Kur të kthehemi në shkollë të jemi të gjithë nxënësit bashkë dhe mos të mungoj askush”, thotë një nxënëse.

    Në bibliotekën “Cvetan Dimov” në Çair kërkesat ishin të shumta këtë pushim dimëror. Në numër më të madh ishin filloristët. Kësaj radhe interesim të lartë kishte për libra psikologjik.

    “Tërë vitin nuk japim libra sikurse në muajin Janar edhe jemi shumë të kënaqur. Më shumë vizitues janë nga shkolla fillore dhe të mesme, shumë pak kemi lexues pensionist, shumë pak kemi student në këtë bibliotekë.  I kanë kërku lektyrat që I kanë për mësim, lektyrat që I kanë patjetër ti lexojnë por edhe kërkojn për lexim të lirë. Më shumë kohën e fundit janë duke kërku libra psikologjik, në këtë kohë ndoshta edhe kjo korona, pandemia”, tha Adije Destanoviç, biblioteka “Cvetan Dimov” Çair.

    Sipas ekspertëve, leximi u mundëson fëmijëve të ndërtojnë imagjinatën e tyre dhe të zhvillojnë mendimin kritik. Përveç se u morën me lexim, fëmijët këtë pushim dimëror e shfrytëzuan edhe për aktivitete tjera të lira. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kodra e Diellit, mungojnë vend parkimet – vizitorët detyrohen t’i parkojnë makinat në rrugë

    Lajmi i rradhës

    “Tetova, Gostivari, Kërçova janë bastionet e kumarit në Maqedoninë e Veriut”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë