Rritet numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Tetovë

    Rritet numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Tetovë. Kjo është bërë e ditur nga shifrat që kemi siguruar nga Qendra për Punë Sociale në Tetovë prej nga informojnë se vetëm në vitin 2021 – gjithsej 3400 familje kanë marrë ndihmë sociale nga shteti. Për një vit, gjithsej 572 familje janë shtuar që marrin ndihmë sociale në krahasim me vitin 2020.

    Nëse në vitin 2020 kishte 2828 familje që e merrnin këtë ndihmë, në vitin 2021, në Tetovë 572 familje i janë shtuar kësaj liste. Prej vitit 2019 e këndej, gjithnjë e më shumë vërehet një rritje e familjeve tetovare që shfrytëzojnë ndihmën sociale nga shteti. Kësisoj, në vitin 2018 gjithsej në Tetovë ndihmë sociale kanë marrë 2538 persona, në vitin 2019 – 2302 familje.

    Por, në vitin 2020 për 500 janë shtuar rastet sociale në Tetovë, ku gjithsej evidentohen 2828 familje që e marrin këtë ndihmë. Në vitin 2021, ky numër është 3400. Një rritje e këtillë është për shkak të pandemisë, ku shumë qytetarë të Tetovës dhe jo vetëm, kanë humbur vendet e tyre të punës, prandaj edhe është rritur numri i atyre që marrin ndihmë sociale. Po ashtu, është rritur numri edhe tek ata persona që marrin ndihmë për përkujdesje të personit tjetër.

    Nëse në vitin 2020 kishte 3693 persona që marrin këtë lloj ndihme, në vitin 2021 ky numër në Tetovë është 4597 persona. Për një vit, ky numër është rritur për 904 persona. Ulje të numrit të atyre që marrin ndihmë nga shteti është shënuar vetëm tek ata që marrin shtesa fëmijërore për fëmijën e tretë dhe të katërt.

    “Nëse në vitin 2020 kishte 3300 raste që merrnin ndihmë, në vitin 2021 kishte 3050 familje që marrin shtesën fëmijërore”, thotë drejtori i Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale në Tetovë, Darko Obadiq.

    Ndërkaq, një rritje të lehtë haset edhe tek familjet që marrin ndihmë speciale. Në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare – 513 familje tetovare kanë marrë ndihmë speciale, kurse në vitin 2021 518. Tek ndihma për pengesa në zhvillim në vitin 2020 kanë marrë 611 persona, kurse në vitin 2021 është ulur numri për tre, pra 608 persona kanë marrë këtë mbështetje financiare nga shteti, njoftojnë nga Qendra ndërkomunale për Punë Sociale në Tetovë. 

    Lajmi Paraprak

    Ajri i ndotur në RMV – qytetarët janë shumë pak rezistent ndaj Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Pajisjet e internetit të Elon Musk mbërrijnë në Ukrainë

    Lajme tjera

    Tetova pa banesa sociale!

    Tetova me rrethinë vazhdon të diskriminohet nga pushteti qendror. Krahas shumë sferave ku mungojnë investimet, një segment mjaft…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë