Rritet numri i fëmijëve të regjistruar në arsimin parashkollor në RMV

    Foto ilustruese

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 është regjistruar rritje e numrit të fëmijëve që ndjekim procesin edukativ në arsimin parashkollor deri në moshën 6 vjeç.

    “Numri i përgjithshëm i fëmijëve në institucione për përkujdesje dhe edukim për fëmijë – çerdhe për fëmijë/qendra për zhvillim të hershëm është 37 804 fëmijë, që paraqet rritje për 5.2 % në krahasim me vitin 2022”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në vitin 2023 janë regjistruar 117 institucione për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve, apo 4 institucione më shumë sesa në vitin 2022.

    Arsimi parashkollor është i organizuar në grupe të ndryshme, si grupi i fëmijëve deri në 2 vjet, fëmijët nga 2 vjet deri në nisjen e shkollës, grupet e kombinuara, grupet e fëmijëve me pengesa në zhvillim etj.

    Në 117 institucionet për përkujdesje, janë të punësuar gjithsej 5 229 qytetarë, prej tyre 4 823 janë gra.

    Lajmi Paraprak

    Çmimi i biletave për ta parë Ronaldon teksa stërvitet kapin shifrën e çmendur

    Lajmi i rradhës

    Sela: VMRO DPMNE-ja po bën majorizimin më të ligë që ka ndodhur ndonjëherë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë