Rritet numri i pacientëve me infarkt dhe sulme në tru në rajonin lindor

    Është rritur numri i infarkteve dhe sulmeve në tru, por është rritur edhe numri i pacientëve me infarkt në këmbë si dhe problemeve me mushkëritë. Sipas kardiologëve, bëhet fjalë për pasoja që ndjehen nga pandemia e koronës. Kardiologu i njohur nga Shtipi, njëherësh shef i Departamentit të kardiologjisë në Spitalin klinik-Shtip, Sashko Nikollov thotë se nëse para koronës kanë pasur 30 pacientë në muaj, tani ai numër është rritur në 40 dhe 50 stentime për një muaj, shkruan AIM, përcjell Nistori.

      “Tani në muaj na vijnë nga 40 stentime, ndonjëherë edhe 50. Numri i stentimeve të karotideve është trefishuar, numri i pacientëve periferikë që vijnë me sëmundje periferike mund të themi se është pesëfishuar nga më parë. Vetë pandemia e koronës shkaktoi rritje të shpejtë të sëmundjeve te pacientët, kemi rritje të sëmundjeve të trurit, sulmeve në zemër, rritje të numrit të pacientëve me infarkte në këmbë dhe mushkëri”, ka thënë Nikollovi.

      Ai thekson se pacientë më të rinj gjithnjë e më shumë vuajnë nga infarkti dhe po prishet miti se femrat janë më rezistente ndaj sëmundjeve të tilla. Vetëm në dy muajt e fundit, tre gra nën moshën 38 vjeçe kanë pasur sulm në zemër.

      “Nëse besohej se hormonet femërore i mbronin femrat nga infarkti, shohim se në periudhën e fundit, ja këto dy muajt e fundit kemi tre të reja nën 38 vjeçe me sulm në zemër. Kemi të rinj të moshës 27-28 vjeçare me infarkt të rëndë”, ka thënë Nikollovi.

      Sa i përket pajisjeve që posedon Spitali klinik i Shtipit, sipas Nikollovit kanë mjaftueshëm në dispozicion dhe mund t’u dilet në ndihmë pacientëve nga rajoni lindor.

      Lajmi Paraprak

      Carlo Ancelotti zgjedh tre lojtarët më të mirë në botë

      Lajmi i rradhës

      Shkup, 15-vjeçarja u rrah nga shoqet e klasës dhe përfundoi në spital me plagë të rënda

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë