Carlo Ancelotti zgjedh tre lojtarët më të mirë në botë

    Real Madridi shkëlqeu në “Santiago Bernabeu” në xhiron e 24-të të La Ligas, duke marr fitore të thellë ndaj Gironas me rezultat 4-0, ku pas kësaj paraqitje Carlo Ancelotti ishte i lumtur.  

    Kjo pasi mbretërit kanë pesë pikë më shumë se Girona, ndërsa 11 dhe 13 më shumë se Barcelona dhe Atletico Madridi,

    “Një lojë e mrekullueshme në çdo aspekt. Ne patëm shumë probleme dhe përsëri dukeshim mirë. Është rezultat i një kombinimi të cilësisë dhe përkushtimit. Unë po bëj gjithçka që mundem për të përfituar sa më shumë nga ky grup lojtarësh me cilësi të lartë. Ata janë çelësi i gjithçkaje”, ka thënë Ancelotti.

    Tutje italiani u ndal te Vinicius, për të cilin tha se është lojtari më i mirë në botë.

    “Ndeshja më e mirë. Ai është aktualisht më i miri në botë. Belingham është i dyti, pastaj Rodrygo, Valverde, Camavinga”, deklaroi Ancelotti.

    Në fund nuk mungoi sërish pyetja për Kylian Mbappe dhe sa i mirë është ai, por Ancelotti dha një përgjigje diplomatike.

    “Është një lojtar nga një ekip që nuk e stërvit. Po flas për lojtarët e mi, ata janë më të mirët në botë”, përfundoi Ancelotti. 

    Lajmi Paraprak

    UNESCO do të inspektojë ndërtimet ilegale në liqenin e Ohrit

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i pacientëve me infarkt dhe sulme në tru në rajonin lindor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë