Rritet numri i punëtorëve në industrinë e RMV

    Në Maqedoninë e Veriut në muajin dhjetor është regjistruar rritje e numrit të punëtorëve për 3.8 përqind në krahasim me dhjetorin e vitit paraprak.

    “Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje për 6.3 %, në sektorin Industria përpunuese ka rritje nga 4.0 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 1.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Rritje më e madhe është regjistruar te reparti për riparimin dhe instalimin e makinerive dhe pajisjeve (42.1 %) dhe Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkiot (21.3 %). Ndërkohë ulje më e madhe është regjistruar te përpunimi i drurit dhe produkteve të drurit (14.2 %).

    Lajmi Paraprak

    Aggeler: para majit ka gjasa të ketë emra të rinj në listën e zezë

    Lajmi i rradhës

    Hill: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë