Aggeler: para majit ka gjasa të ketë emra të rinj në listën e zezë

    Ambasadorja amerikane në RMV, Angela Aggeler, mbrëmë ka thënë se është e rëndësishme që qytetarët të marrin pjesë në votime, pasi siç theksoi, abstenimi nuk do të sjellë ndryshime.

    Ajo gjithashtu tha se qytetarët duhet t’u kërkojnë politikanëve të shpjegojnë në detaje planet e tyre në mënyrë që ata të zgjedhin kandidatin e duhur.

    Aggeler, ka folur edhe për listën e zezë amerikane të politikanëve dhe biznesmenëve maqedonas dhe a do të gjenden emra të rinj në të këtë vit.

    “Nuk e di nëse do të ketë emra të rinj në listën e zezë para majit, por ka gjasa që të ketë. Një numër emrash po shqyrtoheshin dhe thirrjet do të vazhdojnë”, tha Aggeler.

    Lajmi Paraprak

    500 milionë euro për “Bechtel dhe Enka”

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i punëtorëve në industrinë e RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë