Rritet numri i udhëtarëve në të dy aeroportet e RMV, krahasuar me vitin 2022

    Aeroporti Nderkombëtar i Shkupit / Fotografia: Nistori

    Numri i udhëtarëve në dy aeroportet ndërkombëtare në vend për periudhën janar-shtator të këtij viti ka arritur 2,65 milionë, që është për 30,2 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot  „Aeroports de Paris“ (ADP), përcjell Nistori.

    Vetëm muajin e kaluar numri i udhëtarëve në aeroportet në Shkup dhe Ohër arriti 308.555, që është për 17,9 për qind më shumë nga shtatori i vitit 2022, thuhet në kumtesën e “ADP”-së.

    Në dy aeroportet janë realizuar 17.683 fluturime dhe zbritje në periudhën janar – shtator, që gjithashtu është rritje për 19,3 për qind në krahasim me nëntë muajt e parë të vitit të kaluar. 

    Vetëm në shtator në dy aeroportet ka pasur 2.339 fluturime dhe zbritje ose 16, 1 për qind më shumë se sa shtatori i vitit të kaluar. 

    Kompania “ADP” posedon 46 për qind të aeroporteve me të cilat menaxhon “TAV” turk i cili menaxhon me dy aeroportet në vend. 

    Lajmi Paraprak

    Ristovska: ndryshimet në KP, shkak që të mos ketë përgjegjësi për përgjimet ilegale

    Lajmi i rradhës

    Si të shpëtojmë nga milingonat e shtëpisë me mënyra natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë