Rritet puna “ilegale” në RMV

    Ekonomia gri në vend është gati sa 40 për qind e totalit të prodhimit të brendshëm bruto. Vitin e fundit për qindja e punës në të zezë është rritur për shkak të efekteve negative të pandemisë, thonë organizatat ndërkombëtare. Analiza e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim tregon se një në gjashtë gra punojnë ilegalisht pa sigurim pensional, shëndetësor, invalidor dhe pa të drejtë për pushim të lindjes.

    Ekonomia gri është 38 përqind e prodhimit të brendshëm bruto në Maqedoni, e cila e rendit atë në vendin e katërt në Evropën Juglindore. Pandemia nuk ndihmoi, por e përkeqësoi situatën me ekonominë joformale globalisht si dhe në vend … “, tha Sanja Bojaniq, UNDP.

    Përndryshe, një për qindje e lartë e punës në të zezë përbëjnë edhe pensionistët, që punojnë plus për shkak të pensioneve të ulëta. Ekonomia gri gjendet kryesisht në dy sektorë.

    Përafërsisht gjysma e punonjësve joformal janë nga sektori i bujqësisë, dhe sipas standardit ekonomik, gjysma e tyre janë punëtorë të papaguar familjar. Arsyeja më e zakonshme për punësim joformal është mungesa e vendeve të rregullta të punës, dhe natyra sezonale e punës. Punëtorët e ndërtimit të punësuar në mënyrë joformale mbajnë një nivel prej 36 për qind gjatë gjithë periudhës.”, theksoi Jagoda Shahpaska. ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

    Për të zvogëluar ekonominë joformale, sipas UNDP -së, është e nevojshme të rritet numri i vendeve të rregullta të punës, të forcohen inspektimet dhe të digjitalizohen shërbimet./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dita pa makina, çiklistët: Nuk ndjehemi të sigurt në komunikacion

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit e medresesë në marsh | “Duam drejtësi dhe arsim të barabartë si të gjithë nxënësit tjerë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë