Rritja e çmimeve të produkteve ndryshon mendjen e qytetarëve që të mos përgatisin ajvar

    Në këtë periudhë të vitit një pjesë e qytetarëve vendosin të përgatisin ajvar.

    Specat e kuq për ajvar këtë vit përshkak krizës ekonomike kanë arritur deri 50 denarë ndërsa mesatarisht një familje blen afër 50 deri 65 kg speca.

    Që i bie se vetëm për speca duhet të shpenzojnë rreth 3 mijë denarë.

    Ndërsa vitin e kaluar çmimi i specave ka qenë rreth 30 denarë.

    “Shitja është më e dobët, çmimi i specave ka arritur 50 denarë. Ndërsa ka qenë 25-30 denarë tash 50 denarë edhe vaji për gatim kushton. Për këtë arsye edhe shitja është më e dobët”, deklaroi shitësi Bujar Idrizi.

    Disa qytetarë të anketuar kanë deklaruar se rritja e çmimeve të produkteve ka ndryshuar mendjen e disa qytetarëve që fare mos të përgatisin ajvar.

    “Vitin e kaluar çmimi ka qenë 20 denarë si vjet u bë 50 denarë. Shumë çmime të larta. Shumë është rritur çmimi. Kjo është katastrofë”.

    “50 denarë janë specat, druri, vaji, mundi, kushtojnë, më mirë fare të mos përgatisim”.

    “Harxhime të mëdha kot. Vaji i shtrenjtë, çdo gjë është shtrenjtuar”, janë vetëm disa nga mendimet e qytetarëve.

    Mënyra se si përgatitet ajvari është e zakonshme dhe çdo familje e ruan si traditë.

    Së pari specat piqen, çërohen, bluhen dhe në fund zihet.

    Në marketet mund të gjinden lloje të ndryshme të ajvarit të gatshëm, ndërsa çmimi arrinë nga 200 denarë e më shumë për një kavanoz.

    Në këtë periudhë po fillojnë edhe përgatitjet e turshive të ndryshme që shumica e familjeve e kanë traditë shumë vjeçare. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Kompanitë kërkojnë lehtësimin e procedurave për fotovoltaikët

    Lajmi i rradhës

    Vitaminat, mineralet, flavonoidët e bëjnë trupin tuaj të ndihet shumë më mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë