Rritja e çmimit të naftës, Franca paraqet paketën e ndihmës

    Franca do të ofrojë një zbritje prej 0,15 euro (0,16 dollarë) për litër karburant transporti për të ndihmuar shoferët të cilët po përballen me çmimin në rritje të çmimit të hidrokarbureve.

    Masa e qeverisë franceze u prezantua nga kryeministri Jean Castex gjatë një intervistë për gazetën e përditshme Le Parisien.

    Ndihma do të zbatohet për 4 muajt në vazhdim duke filluar nga prilli dhe do t’i kushtojë qeverisë pak më shumë se 2 miliardë euro.

    Çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës u rritën në nivele rekord në shumë vende anembanë botës këtë javë pasi pushtimi rus i Ukrainës shtoi tensionet e tregut.

    Mbështetja për shoferët francezë u njoftua dhe nga presidenti Emmanuel Macron , i cili aktualisht ndodhet në fushatë elektorale për të siguruar një mandat të dytë në krye të Elysees.

    Në intervistën e publikuar të shtunën, Castex tha se zbritja do të mbulonte familjarët, transportin përmes kamionëve fermerët.

    Me këtë nismë të ndërmarrë pritet t’i kursehet një konsumatori 9 euro për një furnizim me 60 litra karburant.

    Lajmi Paraprak

    “Qeveria ka harxhuar 50 mijë euro për blerjen e kafesë”

    Lajmi i rradhës

    Njësitin special “Tigri” e gjen akoma pa asnjë shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë