Rritja e ekonomisë në RMV në 2022 do të ngadalësohet si pasojë e luftës në Ukrainë

    Rritja e ekonomisë vendore këtë vit do të ngadalësohet si pasojë e luftës në Ukrainë.

    Banka Botërore në projeksionet e saj të fundit për Maqedoninë ka ulur pritjet nga 3,7 në 2,7% rritje të PBV-së për këtë vit. Vazhdimi i luftës do të shkaktojë normë edhe më të ulët.

    “Nëse lufta në Ukrainë zgjatet, kërkesa e jashtme do të vazhdojë të bie, çmimet e mallrave dhe energjisë do të rriten, gjë që do të rezultojë në vonesa të investimeve. Ky skenar do të rezultonte me rritje ekonomike edhe më të ulët dhe të ardhura më të ulëta fiskale”, thonw nga Banka Botërore.

    Deri në fund të vitit, Banka Botërore parashikon rritje të inflacionit prej 5.5%. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike do të rrisë shpenzimet e qytetarëve pavarësisht masave të Qeverisë. Rekomandimet për Qeverinë janë që t’i kushtohet vëmendje shpenzimeve publike dhe të zgjidhet problemi me fuqinë punëtore.

    “Vendi duhet t’i kthejë financat publike në rrugën e duhur dhe të fokusohet në zgjidhjen e sfidave strukturore si rënia e kapitalit njerëzor, produktiviteti, migrimi, kornizat e dobëta rregullatore, politika e dobët e konkurrencës dhe pavarësia e gjyqësorit”, shprehen nga Banka Botërore.

    Borxhi publik pritet të thellohet në 62.7 për qind të PBV-së ndërsa në dy vitet e ardhshme, sipas projeksionit, do të arrijë në 64 %. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqiprim Arifi emërohet kryetar i komunës në Preshevë

    Lajmi i rradhës

    A nuk ka gomar në vendin tuaj?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë